VIDEO e rrallë, këngë dhe valle në familjen e Adem Jasharit

VIDEO e rrallë, këngë dhe valle në familjen e Adem Jasharit

636
0

 

Një video e rrallë është publikuar në rrjetet sociale ditët e fundit. Në pamje shfaqen familja e heroit legjendar të Kosovës, Adem Jashari. Në të shumtën e rasteve ato që kanë qarkulluar në media nga kjo familje janë anëtarët me armë në dorë e duke luftuar, por këto pamje janë të rralla, për shkak se shfaqin momente gëzimi në familjen e heroit të Kosovës. Gjithsesi, festimet me armë nuk kanë munguar as në familjen Jashari. Sipas mediave në Kosovë, data e regjistrimit të këtyre pamjeve te familja Jashari është 4 tetori i vitit 1995, kur në Kosovë mbizotëronte paqja e brishtë. Përveç burrave duke kërcyer, shfaqen edhe anëtarët e tjerë të familjes, gratë dhe fëmijët të cilët po qëndronin në shtëpi. Pamjet brenda familjes nuk janë të tëra që shfaqen në video, aty paraqiten edhe momentet e luftimeve heroike të familjes ndaj ushtrisë serbe.