Vazhdojnë takimet për krijimin e shoqatës shqiptare të Cremonës

Vazhdojnë takimet për krijimin e shoqatës shqiptare të Cremonës

755
0

Nismëtarë të krijimit të shoqatës shqiptare të Cremonës zhvilluan dje një takim me Shoqatën Komuniteti Shqiptar në Breshia, Itali. Në këtë takim ishin të pranishëm Astrit Meli, Petro Ibi, Dashamir Shehu, Lorenc Bello, dhe Landi Hajazi, kandidati shqiptar në Këshillin bashkiak në Konsultën e Emigrantëve, të cilët vazhdojnë punën për krijimin e shoqatës.  Ky takim kishte për qëllim njohjen dhe marrjen e esperiencës. Presidenti Ahmet Bendo dhe zv Presidenti, Kostandin Lloji  u kanë shpjeguar nismëtarëve se si kishin vepruar ata për krijimin e shoqatës. Takimi zgjati më shumë se dy orë një takim i ngrohtë midis shqiptarësh. Për kandidatin shqiptar për në këshillin bashkiak në Consutlën e Emigrantëve, Landi Hajazi nuk ishte hera e parë që takonte përfaqësues të kësaj shoqate, pasi ai ka zhvilluar takime edhe më parë në kuadër të një bashkëpunimi me Shoqatën shqiptare të Breshias, nga zyra e emigrantëve.  

Nismtarët kanë falënderuar të gjithë shqiptarët që po japin kurajo për të vazhduar këtë udhëtim, për krijimin e shoqatës shqiptare në Cremona dhe province.