Trupa e teatrit të Vlorës dhe komedia “Në Dorë të Fatit”/ Nga...

Trupa e teatrit të Vlorës dhe komedia “Në Dorë të Fatit”/ Nga Anila Ahmataj

2770
0

Trupa e teatrit të  Vlorës  është një vlerë që duhet respektuar.

Shumë pak kohë ka  kaluar  nga dita që u shfaq premiera  e  re  e këtij teatri dhe  më ka  ngelur në mendje interpretimi i shkëlqyer i kësaj trupe, loja brilante  dhe karakteret që kishin qëndisur   këta  aktor të mrekullueshem. Premjera  e  Teatrit “Petro Marko” që erdhi bashkë  me festat  e Nëntorit ishte  me të vërtetë mbresëlenëse.

Komedia”Në  Dorë  të  Fatit “ shkruar  nga  dramaturgu i ri Ledian Gjeci dhe vënë në skenë me regjisor  Arben Kumbaro  ishte  vërtetë një  arritje. Ky teatër ka paraqitur vazhdimimisht vlera,të cilat janë vënë në dukje  nga kritika në ballafaqime,apo festivale të ndryshme.Në spektaklin e fundit u aktivizuan gjithë kasta e aktorve të  talentuar  të qytetit .Pavarsisht se premiera koinçidoi dhe me aktivitetet e tjera të  festave të nentorit ,pati një shikueshmëri  për tu vleresuar . Komedia  kishte  në thelb një problematikë tepër  të ndjeshme për shoqerinë tonë në tranzicionin e stërzgjatur ,atë  të çmendurisë  së njerzve,që  duan të pasurohen brenda ditës  duke luajtur në kazino e duke shitur trupin edhe moralin e tyre .Kjo problematikë është e theksuar dhe jemi edhe vetë  dëshmitar të kësaj tragjedie shoqërore  që gjen vend edhe te  ne. Por duhet theksuar se,u punua  me pasion  dhe me shumë profesionalizëm  si nga regjisori  edhe nga trupa.

E ndoqa shfaqen  disa here dhe nuk u mërzita aspak ,përkundrazi  ishin aktorët  e talentuar të  trupës që e sillnin situatën dhe ngarjen si për herë të parë çdo natë.Të gjithë personazhet ishin vendosur në vendin  e tyre  dhe me karaktere  të spikatura ,njëri më i  veçantë nga tjetri  një ansambël dhe një lojë  që të mbante në  ankth  deri ne fund.Duke filluar  nga dy personazhet qëndror Jorgaq Tushe dhe Artan Islami  që luheshin bukur dhe percillnin  gjithë hallin e tyre te ne  spektatorët. Por gjithashtu nuk mundet të  harrohen  karakteret  e luajtura  nga Matilda Avduli  e cila e kishte stolisur figuren e saj  me gjithe xhingla-mingla si një pemë  e vitit  të ri .Shefi i policisë  me atë gagaçllëkun e tij të  këndshëm luajtur nga Vladimir Abili.Bodigardi që interpretohej bukur nga aktori i ri Margent Caushi ,krekosej  bukur me atë zërin e ngjirur dhe  që për hir të shefit bëhej pulë  e jepte  edhe jetën. I këndshëm e i sjellë në mënyrë  artistike  ishte  doktorri  Astrit Mamaj Me kembën e çalë e me cullufen që i zinte syte. Polici tullac qe sjell me realizëm nga  aktori Ilirian Ali.   Të gjitha këto loja, karakteret e  harmonizimi  bënë  qe komedia të pritej mirë dhe të përcillte mesazhe që na shërbejnë të gjithëve ne por edhe pushtetit. Dua të vleresojë në shijet e mia  edhe skenografinë e Agron Jakupit në zgjidhjen që i kishte bërë spektaklit duke shkrirë në një  brenda kazinosë  edhe policinë si një element që tregonte se në këto punë të pista  shpesh perzihen edhe  ata.

Momentet muzikore ishin të gjetura  me mençuri e me mjeshtëri nga Artur Dhamo.

 Duke  ndjekur nga  afër punën dhe aktivitetin e përhershëm të Teatrit “Petro Marko” duke parë këta aktor të  talentuar e me vlera tepër njerezore mendoj dhe këtë  e  them me bindje  se duhet të jemi krenar  për ta. Shteti apo edhe pushteti duhet ti ketë në qëndër të vëmendjes për  ti respektuar  e vleresuar.Vetem  duke qënë pjesë e teatrit do të kemi më pak të korruptuar,më pak vrasje ,më pak vjedhje dhe më pak  të burgosur.

Faleminderit teatrit  dhe trupës së aktorve të mrekullueshëm.