Top-lista e 200 albumeve më të mira

Top-lista e 200 albumeve më të mira

1254
0

20160816230610358646

Albumi me kolonat zanore të filmit të bazuar në libra komikë, “Suicide Squad”, e kryesoi top listën e 200 albumeve më të mira në Amerikë.

Brenda një jave, ky album që i përmban këngët e përfshira në këtë projekt, i shiti gjithsej 182.000 kopje. Ky është albumi i parë i këtij lloji, që u pozicionua në maje të kësaj liste, që nga lansimi i incizimit me kolonat zanore të filmit “Pitch Perfect 2”, në maj të 2015-ës.

Ndërsa, këtë javë, albumi i fundit i Draket, “Views”, u pozicionua në vendin e dytë të kësaj liste, me shitjen e 73.000 kopjeve. Ky incizim i ka sjellë suksese të mrekullueshme yllit të muzikës R&B, Drake, duke thyer edhe rekorde si albumi që ka qëndruar më së gjati në pozitën e parë të top listës Billboard.

Pas Draket, në vendin e tretë gjendet rok bendi “Skillet’s” me albumin e tyre të ri, “Unleashed”. Ky konsiderohet një debutim i suksesshëm i këtij projekti, e a do të vazhdojë suksesi i tij edhe në javët në vazhdim, mbetet të shihet.

Një prej triumfuesve të javës së kaluar, që është albumi “Major Key” i DJ Khaled, rrëshqiti për katër pozita dhe këtë javë e gjejmë në vendin e shtatë të top listës Billboard.

Shperndaje