Themelohet shoqata “Shqipëria e Re”, një dritare për zërin e emigrantëve

Themelohet shoqata “Shqipëria e Re”, një dritare për zërin e emigrantëve

1751
0

Themelohet shoqata “Shqipëria e Re”, në Cremona dhe provinca në Itali. Pas iniciativës së një grupi shqiptarësh, të cilët janë shumë aktiv për çështjen e emigrantëve shqiptarë, për të drejtat e tyre, por jo vetëm, më në fund u finalizua krijimi i kësaj shoqate më datë 28.10.2017.

Me president  Eduart Plaku, zëvendëspresident Landi Hajazi, sekretar Sotiraq Kureta, këshillarë: Ervis Azemi, Vladimir Ferra,  Dashamir Hida, Romeo Haxhiraj,  Astrit Meli, Myfit Bataj, Armando Sinaj, Petrit Ibi, dhe Zybi Tahiraj, kjo shoqatë do të jetë e hapur për të gjitha problemet që shqetësojnë komunitetin shqiptar në këtë zonë, pra në Cremona dhe provinca. Të kontaktuar nga portali vizion.com.al, përfaqësues të kësaj shoqate na bënë të ditur disa nga pikat kryesore ku do të fokusohet puna dhe aktiviteti i kësaj shoqate.

Fotografia e Landi Hajazi

“ Shoqata do të shërbejë për të treguar dhe shpërndarë kulturën e vendit tonë në vendin ku jetojmë. Shoqata do të shërbejë në organizime dhe aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive. Shoqata do të shërbejë në mbrotjen dhe të drejtave të shqiptarëve. Do të shërbejë në ndihmën e dokumentacioneve kuesture, prefekture Komune.  Shoqata do të shërbejë në ndihmë humanitare ku të jetë e nevojshme. 

Fotografia e Landi Hajazi

Shoqata do të ketë si qëllim mobilizimin e të rinjve  shqiptarë për të mos harruar gjuhën dhe traditat tona. Kjo shoqatë i ka dyert e hapura për të gjithë”. Këto janë disa nga synimet kryesore të kësaj shoqate, që në fakt është një ndihme dhe suport për emigrantët shqiptarë që jetojnë në këtë shtet në të gjitha drejtimet.

Fotografia e Landi Hajazi

Atë që nuk e bëjnë strukturat përgjegjëse të shtetit amë për emigrantët, tashmë e kryejnë më së miri vet shqiptarët që jetojnë prej vitesh në këto shtete. Le ti urojmë suksese në misionin e saj fisnik shoqatës së sapo themeluar “Shqipëria e Re”.