Të rinjtë “pushtuan” Muzeun Historik Kombëtar

Të rinjtë “pushtuan” Muzeun Historik Kombëtar

419
0

Nga Klaudio Pulaha

Rrjeti Kombëtar i të Rinjve në Shqipëri, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, me mbështetjen e Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve – CRCA Shqipëri, Koalicionit për Arsimin në Shqipëri dhe Muzeut Historik Kombëtar, në kuadër të fuqizimit dhe mbështetjes që japin për organizatat rinore të shoqërisë civile, organizuan ditën e sotme në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, “Panairin e 3-të të Organizatave Rinore”. Ky Panair i cili u zhvillua për të tretin vit rradhazi në Shqipëri ku morrën pjesë mbi 60 organizata, grupime, rrjete, forume politike rinore nga e gjithë Shqipëria, kishte për qëllim të krijonte një hapësirë të hapur ndaj organizatave rinore të shoqërisë civile, forumeve politike rinore, të rinjve, rrjeteve rinore dhe komunitetit të gjerë në të gjithë Shqipërinë për të informuar, ngritur ura bashkëpunimi ndërmjet tyre, si dhe për të nxitur marrëveshje bashkëpunimin mes aktorëve lokalë, qëndrorë dhe donatorëve të ndryshëm. Pavarësisht se vitet e fundit ka një rritje të aktivizmit rinor në vend, përmes krijimit të organizatave të ndryshme rinore, përsëri qëndrueshmëria e tyre mbetet e brishtë për shkak të mungesës së informacionit dhe aksesit që këto organizata rinore kanë në fonde të donatorëve të ndryshëm. Në këtë Panair, OSHC-të rinore dhe forumet politike rinore u takuan me donatorë, institucione publike dhe të rinj nga e gjithë Shqipëria, për të informuar dhe ndarë arritjet e tyre, programet si dhe çështjet më shqetësuese rinore. Përgjatë panairit, u organizuan prezantime dhe takime ndërmjet donatorëve, institucioneve dhe të rinjve me përfaqësuesit e organizatave rinore të shoqërisë civile dhe vullnetarëve.  Të ftuar për të përshëndetur këtë panair ishin Z. Shpati Kolgega – Zv. Ministri për Rininë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Bardhylka Kospiri – Zv. Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Z. Ervin Salianji – Deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin Shqiptar, Znj. Kejdi Mehmetaj – Deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Z. Andi Kananaj – Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Shoqërisë Civile – AMSHC, si dhe Znj. Lorena Haxhiu – Drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar të Rinisë – SHKR. Një hapësirë e veçantë përgjatë këtij Panairi, iu dedikua informimit të të rinjve, gjimnazistëve dhe studentëve mbi bursat e ndryshme studimore që ofrohen prej ambasadave në Shqipëri, si ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hollandeze, Gjermane, Austriake, Ceke, Franceze etj.