Të gjitha copëzat e botës sonë moderne, që Nikola Tesla i parashikoi

Të gjitha copëzat e botës sonë moderne, që Nikola Tesla i parashikoi

629
0

Nikola Tesla e vendos veten në Olimpin e shkencëtarëve dhe shpikësve, një nga shpikësit më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Emigroi në USA në vitin 1884 dhe aty përgjatë gjithë jetës regjistroi 200 patenta, nuk mori kurrë merita, famë dhe të ardhura që i meritonte, e megjithatë parashikoi disa nga teknologjitë që kanë revolucionarizuar botën deri në ditët tona. Ja 5 nga vizionet e goditura që ai ka parashikuar.

 

Wi-fi.

 

Ndërkohë që Guglielmo Marconi dërgonte shkronja alfabeti të koduara përmes Atlantikut në vitin 1901, Tesla shkonte më larg. U përpoq të transportonte përmes atmosferës rrymën elektrike, si me valët e radios, parashikoi që një ditë do të ishte e mundur trasmetimi i sinjaleve telefonike, dokumenteve, muzikës dhe filma në të gjithë botën falë një tenkologjie pa kabllo që ne e quajmë wireless. Parashikimi i tij u realizua në vitet 90 përmes internetit dhe akoma më herët me telefonët celularë

 

Telefonët smart dhe vizioni i utopisë.

 

Gjatë një interviste të dhënë në vitin 1926 në revistën “Collier” tregoi për një mënyrë, ku do të ishte e mundur shkurtimi i distancave falë një objekti që mund të mbahej në xhep, shumë i ngjashëm me telefonët smart. “Kur telefoni pa kabllo do të jetë plotësisht i aplikueshëm,” – shprehej, – “toka do të transformohet në një tru gjigandesk, të gjitha gjërat do të jenë pjesë e një të tëre reale dhe pulsuese. Do të jemi në gjendje të komunikojmë me njëri-tjetrin në çast pavarësisht distancës. Me anë të televizionit dhe telefonit do të shihemi dhe do të dëgjohemi sikur të jemi përballë edhe pse mund të jemi me mijëra kilometra larg. Instrumentet që do të na e mundësojnë do të jenë shumë të thjeshtë krahasuar me telefonin që përdorim sot. Një njeri do të jetë i aftë t’i mbajë në xhep.”

 

Emancipimi femëror.

 

Në të njëjtën intervistë që kishte për titull “Kur komandon gruaja” flitej në mënyrë që teknologjitë wireless mund të ndihmonin gratë për të patur arsimim më të mirë, punë dhe madje për t’u bërë seksi dominant. Në këtë rast prevalon vizioni utopik i Teslës, pasi nuk ka ende të dhëna eksplicite mes teknologjisë dhe emancipimit femëror. Ka gra që janë bërë lider në sekstorin e teknologjisë si p.sh Marissa Mayer apo Sheryl Sandberg. Ka një lëvizje feministe që përdor teknologjinë për të sensibilizuar opinionin publik mbi çështje botërore që u përkasin grave si fushata “metoo” kundër ngacmimeve seksuale.

 

Dronet.

 

Në vitin 1898 Tesla shpiku dhe i tregoi publikut një tele-autonom pa kabllo, i ngjashëm me një lojë me telekomandë. Shpikja u prit me entuziazëm, por dhe me mosbesim. Kishte nga ata që mendonin se brenda ishte një majmun që e kontrollonte. Para një shekulli kishte imagjinuar dhe realizuar një dron me teknologjinë që kishte. Ai nuk kishte dyshime që një ditë do të kishte makina me telekomandë.

 

Elektricitet wireless

 

Pasioni i Teslës për elektricitetin ishte i pamasë. Ai ishte i bindur për të shpërndarë elektricitet falas kudo në botë, kjo ishte receta e tij kundër varfërisë dhe vështirësive të epokës. Në vitin 1901 nisi programin e kullës Wardenclyffe, në Long Island nga ku trasmetoi energji në formën e valëve elektromagnetike dhe donte të dërgonte dritë me kilometra larg. Plani i tij ishte të dërgonte në shtresat e larta të atmosferës valë energjetike falë një serie kullash si ajo e Wardenclyffe-it për të shpërndarë energjinë elektrike në të gjithë globin. Pak para projektit të fundit shpikësi J.P. Morgan u tërhoq. Në vitin 1917 kulla u shemb për të marrë dhe ricikluar materiale e metale. Sot mund të themi se ka një rrjet shpërndarësi elektrik që përhapet në shumë vende në të botës për të sjellë energjinë në shumë shtëpi dhe rrugë të botës, me pagesë kuptohet. /(Focus)