“Super-nëna” 29-vjeçare me 14 vajza: Nuk heq dorë sa të bëj një...

“Super-nëna” 29-vjeçare me 14 vajza: Nuk heq dorë sa të bëj një djalë!

747
0
auto_d1-41475409621
Kjo nënë ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi ka bërë 14 vajza që në moshën 29-vjeçare.

Por nuk është vetëm ky shkaku.

Augustina Higuera thotë se nuk do të heqë dorë deri sa të bëjë një djalë.

Ajo dhe burri i saj Jose, 30 vjeç, prej vitesh përpiqen të sjellin në jetë një djalë, por Zoti u ka dhënë vetëm vajza.

“Të dy dëshirojmë me çdo kusht një djalë,  ndaj do ta provojmë deri sa të bëjmë një”, thotë 29-vjeçarja,

Ajo shton se është e bekuar që ka kaq shumë vajza, por “nuk di çfarë do të bëjë nëse nuk bën një djalë”.

Shtetasja amerikane që jeton në Teksas thotë se ngeli shtatzënë që herën e parë që bëri seks me të dashurin e saj, kur ishin ende adoleshentë.

Ajo ka tre çifte vajzash binjake dhe megjithëse ka përdorur të gjitha llojet e mundshëm të kontraceptivit, vajzat “thjesht dilnin”.