Snapchat lanson syzet “Spectacles” me kamerë

Snapchat lanson syzet “Spectacles” me kamerë

644
0

91365567_whatsubject-650x358

Firma e aplikacioneve të mesazheve Snapchat ka lansuar pajisjen e tyre të parë, syzet të cilat kanë të vendosur edhe një kamerë.

Pajisja,  të cilën kompania e ka emërtuar “Spectacles” do të dal në shitje këtë vit me një çmim prej 130 dollarësh, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Syzet  do të filmojnë deri në 10 sekonda të secilës video.  Si pjesë e shpalljes, Snapchat e ka riemëruar veten Snap, Inc.

Vendimi për riemërimin theksoi ambicien e dukshme të kompanisë për të shkuar përtej aplikacionit  kalimtar të mesazheve, një produkt i cili është shumë popullor tek të rinjtë./Lajmi.net