Si të parandalojmë kancerin e gjirit? Ja çfarë këshillon mjekja e Angelina...

Si të parandalojmë kancerin e gjirit? Ja çfarë këshillon mjekja e Angelina Jolie

491
0

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, një kirurge e njohur, gjithashtu edhe mjekja personale e Angelina Jolie, ka zbuluar disa nga zhvillimet e fundit në betejën kundër kancerit të gjirit, që prek pothuajse 1 në 8 femra.

Dr. Kristi Funk, themeluesja e Qendrës së Gjirit Pink Lotus, e cila u bë e njohur në vitin 2013 kur trajtoi Jolie, ka shpërndarë gjithashtu disa këshilla të rëndësishme mbi dietën dhe mënyrën e jetesës për të parandaluar kancerin e gjirit.

Zhvillime të reja në hulumtimet mbi kancerin e gjirit Rritja si në cilësi ashtu edhe efikasitet e mamografisë 3-D është një nga zhvillimet më të rëndësishme të bërë kundrejt kancerit të gjirit këtë vit. Një studim i fundit ka zbuluar se mamografia 3-D është 34% më shumë efikase në zbulimin e kancerit të gjirit krahasuar me atë 2-D. Kanceri fshihet gjithmonë nga indet e dendura të gjirit, mamografia 3-D ndihmon doktorët për të siguruar një pamje më të qartë se çfarë po ndodh. Edhe pse mamografia 3-D nuk konsiderohet standarde aktualisht, ndoshta në një të ardhme mund të bëhet.

Një nga idetë e gabuara më të zakonshme në lidhje me kancerin e gjirit është trashëgimia. Nëse do të pyesni pacientët me kancer gjiri nëse një afërm i tyre ka vuajtur nga e njëjta sëmundje, 85% do të thoshin jo.

 

Thuhet se vetëm 5-10 e grave me kancer gjiri kanë mutacione gjenetike të trashëguara. Kjo ide e gabuar ka bërë që njerëzit të mos e kuptojnë se e kanë më shumë nën kontroll rrezikun për zhvillimin e kancerit seç mund ta mendojnë. “Fillon me dietën”, thotë Funk, “Dieta, lëndët ushqyese, aktivitet fizik…kaq shumë gjëra që i kemi nën kontroll.

10 këshilla që mjekja Funk jep për të minimizuar rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit

1. Konsumoni çdo ditë perime të familjes së lakrës Këtu përfshihet lulelakra, brokoli, kale dhe lakra – që janë të gjitha të jashtëzakonshme për shëndetin e gjirit.

2. Konsumoni më shumë fruta pylli të pasura në antioksidues Luleshtrydhet, boronicat, manaferrat janë të gjitha të pasura në antioksidues dhe lëndë ushqyeseKëto fruta pylli janë shpëtuesit ndaj radikaleve të lira, prandaj, besojeni ose jo, ato mund të shkaktojnë vetëvrasje të qelizave kancerogjene.

3. Përdoreni më shumë shafranin e Indisë Shafrani i Indisë është një “super-ushqim” për shëndetin e gjirit. Mjekja Funk rekomandon që ta shtoni atë në lëngje të ndryshme.

4. Konsumoni më shumë nga një frut indian (Gooseberry) Ky frut, që shitet së shumti si “pluhuri AMLA”, ka përmbajtjen më të lartë të antioksiduesve.

5. Konsumoni më shumë kërpudha Kërpudhat janë gjithashtu një burim i mirë i lëndëve ushqyese kur bëhet fjalë për parandalimin e kancerit.

6. Konsumoni më shumë produkte të sojës Për vite me radhë, mjekët, përfshirë edhe Funk, u kanë kërkuar pacienteve me kancer gjiri të shmangnin sojën. Funk thotë që nga viti 2009, megjithatë, studime të reja kanë treguar përfitimet e produkteve të sojës, përfshirë tofun, qumështin e sojës etj.

7. Përdorni sapunë Përdorimi i sapunëve të vjetër në vend të atyre të lëngshëm mund të minimizojë rrezikun e ekspozimit ndaj toksinave.

8. Blini produkte organike kur i konsumoni me gjithë lëkurën Ekspertët rekomandojnë të konsumoni rregullisht produkte organike, megjithatë është më e rëndësishme që të paktën frutat dhe perimet që i konsumoni me gjithë lëkurën të jenë pastjetër organike, pasi mund të kenë toksina të absorbuara.

9. Pastroni shtëpinë rregullisht Heqja e pluhurave është një mënyrë e mire për të pakësuar toksinat në ajër.

10. Mbusheni shtëpinë me sa më shumë lule Shumë bimë shtëpiake absorbojnë në mënyrë natyrale toksinat, thotë Funk. GAZETA SHËNDETI