“Shqiptarët rrezikojnë të vuajnë për ujë”, studimi botëror zbulon të dhëna tronditëse

“Shqiptarët rrezikojnë të vuajnë për ujë”, studimi botëror zbulon të dhëna tronditëse

423
0

Mes gjithë këtyre bekimeve dhe resurseve të shumta natyrore duket e paimagjinueshme por është e vërtetë, pas disa viteve shqiptarët do të vuajnë për ujë. Pavarësisht burimeve të mëdha, në vitin 2044 vendi ynë do të jetë pjesë e shteteve të cilat do të vuajnë nga mungesa e ujit. Këto dhëna janë publikuar nga Instituti i Burimeve Botërore. Sipas hartës, Shqipëria bën pjesë në shtetet me rrezik të lartë, ku raporti i mungesës në furnizim me ujë në 2040 pritet të jetë në nivelet 40-80%. Edhe pjesa tjetër e Ballkanit do të vuajë të njëjtin fat, Greqia parashikohet të jetë në vendet me “rrezik shumë të lartë”, sikurse edhe vendet në Emiratet e Bashkuara dhe Afrika e Veriut. Hulumtuesit parashikojnë se në mesin e shekullit, më shumë se gjysma e njerëzimit do të jetojë në zonat e theksuara pa ujë, shkruan “Monitor”. Ndër arsyet, sipas artikullit, renditet rritja e popullsisë botërore dhe përdorimi i ujit më tepër nga to. Një tjetër arsye është ndryshimi klimatik, i cili përshpejton ciklet hidrologjike. Instituti i Burimeve Botërore studion 167 vende dhe zbulon se 33 përballen me stres të jashtëzakonshëm të ujit deri më 2040. Problemi më i madh sipas studimit vjen nga keqmenaxhimi i ujit dhe kjo është diçka që kryesuesit e shteteve do të duhet të kenë në krye të axhendës së tyre të shqetësimeve. Çelësi për menaxhimin e ujit më mirë është të çmojë atë siç duhet, duke u dhënë konsumatorëve një arsye për të mos e humbur atë dhe investitorëve një nxitje për të ndërtuar infrastrukturën për ta furnizuar atë.