Shpërthen Bujar Asqeriu: Qeverisemi nga hajdutët! Zoti i mallkoftë!

Shpërthen Bujar Asqeriu: Qeverisemi nga hajdutët! Zoti i mallkoftë!

445
0

Artistët e Teatrit Kombëtar nuk janë lënë që të hyjnë sot në ambjentet e brendshme të tij. Aktori i shquar Bujar Asqeriu ka shpërthyer në mënyrë mbresëlënëse në një konferencë shtypi për të mbrojtur Teatrin dhe të ardhmen e tij. Ndiqeni këtë video me fjalën e tij: Ai u shpreh se artistët kanë roga më të ulëta dhe se nënpunësit e shtetit, ndërsa shtoi se politikanët e kanë mendjen të vjedhin. ‘’Si duket refleksionet që vijnë nga qeveria dhe nga ministria janë të vakta dhe se kuptojnë çdo të thotë të jesh artistë. Artisti më i mirë merr një rrogë sa nënpunësja më e ulët e shtetit. Zoti i paftë ata që vjedhin. Nga jeta ikën artistët më të njohur dhe askush nuk u kujdes për ta, askush nuk u kujtua për ta, askush nuk e çau trapin për ta. Bujar Lako jetonte në një dhomë 50 metra katror, kurse qeveritarët tanë kanë vila nga 5 milionë dhe 10 milionë euro. Prandaj nuk ka lekë për artistët, nuk lënë lekë në këmbë. Ndonjëherë them pse të flas, për çfarë të flas?! Mendojnë sesa do fitojnë dhe me kë do e bëjnë qejfin dhe jo për ne”, u shpreh Asqeriu. “Asnjë nga ne nuk e ka marrë një email nga ana e Ministres së Kulturës, ne si artistë nuk jemi lejuar që të hyjmë në ambjentet e brendshme të Teatrit. Ky vend nuk është as i ministres dhe as i drejtorit. Ligji bëhet për artistët dhe atyre nuk iu është kërkuar mendimi i tyre”, u shpreh më herët regjisori Altin Basha.