SHBA e shqetësuar për bashkëpunimin ushtarak ruso-serb, Engel kërkon ndërmarrje të masave

SHBA e shqetësuar për bashkëpunimin ushtarak ruso-serb, Engel kërkon ndërmarrje të masave

414
0

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan i ka bërë thirrje Departamentit amerikan të Mbrojtjes që të raportohet për bashkëpunimin ushtarak serbo-rus, ndërsa kërkesa është miratuar. Këtë e ka bërë të ditur anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Eliot Engel. “Dhoma e Përfaqësuesve miratoi sot një pjesë të ligjit për Mbrojtjen Kombëtarë të vitit 2018”, ka thënë Engel. Ai rikujtoj se Rusia së fundi i dha armë Serbisë në vlerë prej 600 milionë dollarësh, duke përfshirë edhe gjashtë MiG-29, 30 T-72 tanke dhe 30 automjete të blinduara. Kongresmeni Engel vuri në dukje se Serbia ka kërkuar edhe Sistemet e Mbrojtes Ajrore dhe mbrojtjen ruse S-300. “E gjitha që më intereson është zgjedhja e Beogradit kur bëhet fjalë për çështjet ushtarake dhe ato të sigurisë. Kjo është arsyeja pse kam kërkuar ndryshim”, ka thënë Engel. Sipas tij, SHBA duhet të analizoj me kujdes lidhjet ushtarake ruso-serbe dhe të vlerësoj pasojat e tyre për politikën amerikane të sigurisë kombëtare dhe anëtarësimin e Serbisë në NATO si dhe pasojat për fqinjtë e këtij shteti. Engel shtoi se këto shqetësime për sferën e sigurisë do t’ia shpreh presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. SHBA-të janë të shqetësuara edhe për bazën ruse në Nish, jo larg kufirit me Kosovën, të cilën Serbia e quan si “qendër humanitare”.