ShBA, dy të vdekur e 116-të të lënduar pas aksidentit të trenit

ShBA, dy të vdekur e 116-të të lënduar pas aksidentit të trenit

486
0

Një tren i llojit Amtrak i cili po transportonte 147 pasagjerë, është përplasur me një tren mallrash në shtetin amerikan të Karolinës së Jugut. Si pasojë raportohet se dy persona kanë mbetur të vdekur ndërsa 116-të të tjerë kanë mbetur të lënduar. Të dy viktimat ishin të dy anëtarë të stafit të Amtrak, konfirmoi Guvernatori i Karolinës së Jugut Henry McMaster. Ai tha se incidenti – i fundit në një seri në vitet e fundit – duhet të ketë një debat kombëtar për sigurinë hekurudhore. Vetëm katër ditë më parë, një shofer kamioni u vra po ashtu kur u përplas me një tren që mbante ligjvënës në Virxhinia.