Sali Berisha flet për herë të parë për jetën luksoze të Armina...

Sali Berisha flet për herë të parë për jetën luksoze të Armina Mevlanit

523
0

Armina Mevlani është një nga vajzat që komentohet shumë në showbizin shqiptar, për jetën private, fotot që poston në rrjete sociale, udhëtimet e jetën luksoze Sali Berisha në një intervistë në ABC News, sot foli për herë të parë lidhur me këtë pjesë. I pyetur nga Baton Haxhiu nëse fjalimet e tij në parlament për varfërinë dhe mjerimin përputhen me jetën, pushimet luksoze dhe postimet në rrjetet sociale të Arminës, ishkryeministri u shpreh se fotot që poston në Instagram, Armina i ka në kuadër të porosisë që i bëjnë firmat e modës. “Unë nuk mund ta ndaloj Arminën të ketë instragram”, është shprehur Berisha duke shtuar se ai do të ishte kundër nëse Armina dhe Shkëlzeni do të bënin një jetë ekzuberante.