Rusi: Aeroplani me 71 persona është përplasur afër Moskës

Rusi: Aeroplani me 71 persona është përplasur afër Moskës

471
0

Një aeroplan vendës i udhëtarëve në Rusi me 71 vetë në aeroplan, është përplasur pak kohë pasi është ngritur nga një aeroport i Moskës, kanë rapotuar mediat ruse. Aeroplani i tipit, Antonov An-148, i kompanisë Saratov Airlines, është zhdukur sot nga radarët, derisa ishte duke fluturuar nga aeroporti Domodedovo në Moskë për në Orsk të Uralit, ka raprotuar agjencia Interfax. “Aeroplani është përplasur afër fshatit Argunovo”, më se 80 kilometra në juglindje të Moskës, ka raportuar Interfax, duke e cituar një burim të shërbimeve të emergjencës. “Ekuipazhi dhe udhëtarët nuk kishin gjasë për të shpëtuar”, ka thënë ky burim. Një tjetër burim i ka thënë agjencisë ruse, TASS, se janë gjetur pjesë të aeroplanit dhe se “askush nuk ka mbijetuar”. Konsiderohet se në aeroplan ishin 65 udhëtarë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Nuk ka detaje të tjera të menjëhershme. Zhduket avioni me 71 persona në bord.  Një avion me 65 persona në bord dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u zhduk pak pas ngritjes nga aeroporti i Mosodës në Domodedovo në Rusi. Mediat ruse bëjnë me dije se është avioni Antonov An-148 ishte nën përdorim të kompanisë “Saratov Airlines”. “Aeroplan thuhet se u rrëzua jashtë fshatit Argunovo [në rajonin e Moskës],” i tha një burim, agjencisë së lajmeve Interfax. “Ekuipazhi dhe pasagjerët nuk kishin shanse mbijetese”.  Ministria e Emergjencave ruse thotë se po verifikon raportet për rrëzimin e avionit jashtë Moskës. Avionët u nisën nga aeroporti i Domodedovos në Moskë dhe po shkonte për në Orsk, një qytet që ndodhet afër kufirit rus me Kazakistanin.