Rrimë gjithë ditën në kafene, por nuk pimë shumë kafe: Si renditemi...

Rrimë gjithë ditën në kafene, por nuk pimë shumë kafe: Si renditemi në botë për konsumin

527
0

E shkurtër apo e gjatë, me qumësht apo shqeto, kafeja është pikënisja e ditës për shumë nga ne. Kafeja njihet për efektet që jep në organizmin e njerëzve. Kafenetë janë bërë vend i parapëlqyer i shqiptarëve. Nuk ka tjetër institucion social që të ketë atë ngarkesën e tyre. Këtë e dëshmon dhe rritja e importit të kafesë në vend. Sipas të dhënave nga dogana, importi i kafesë ishte 8,884 tonë në 2016-n. Në pesë vitet e fundit, importi i kafesë ka shënuar një rritje me gati 30%. Vendet kryesore nga të cilat importohet kafeja drejt vendit tonë janë Greqia dhe Italia, shkruan Monitor. Megjithatë, edhe pse importet e kafesë janë rritur ndjeshëm, përsëri jemi të fundit në rajon për sa i përket konsumit për frymë. Nga të dhënat e përpunuara nga Monitor, bazuar në importin e publikuar nga Doganat dhe shifrat e popullsisë së INSTAT, një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në një vit, më e ulëta në rajon. Të parët në rajon për konsumin më të lartë të kafesë janë serbët. Një serb konsumon mesatarisht 5.4 kilogramë kafe për frymë. Të dytët renditën boshnjakët me 4.3 kilogramë për frymë.