Rihanna tifoze e Shkodran Mustafit!

Rihanna tifoze e Shkodran Mustafit!

13
0

Tifozja më e famshme e Arsenalit ndjek lojën nga afër, mbrojtësi shqiptar poston foto me të. Dje u zhvillua ndeshja ndërmjet Arsenalit dhe Everton në stadiumin Emirates në Londër. Ekipi i Arsenalit në të cilin luan edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, shënoi fitore ndaj Evertonit me rezultat 5: 1. E futbollistët e ekipit fitues sonte prezent e kishin edhe një tifoze më të veçantë. Është fjala për yllin botëror të muzikës pop Rihannën. Bukuroshja ka bërë tifo për ekipin dhe pastaj ka pozuar me ta, e në mesin e futbollistëve ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi. Ky  fundit  në rrjetet sociale ka postuar një fotografi me Rihannën, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen, ndëra foto të tjera nga kjo ngjarje po qarkullojnë edhe në llogari tjera në rrjetet sociale.