Replikat/ Debati pët teatrin, Vokshi: Kumbaro refuzoi komisionin

Replikat/ Debati pët teatrin, Vokshi: Kumbaro refuzoi komisionin

413
0

Mirela Koumbaro kishte konfirmuar paraqitjen e saj të në interpelancë, pasi opozita e kishte ftuar atë në komision. Komisoni i Kulturës kishte në fokus diskutimin mbi çështjen e Teatrit. Temat kryesore lidheshin me kërkesat e aktorëve për të mos shembur teatrin, si edhe për transparencë në lidhje me projektligjin i cili përmes ndërrimit të Drejtorit të teatrit, u mohon artistëve lirinë e vendimmarrjes. Në interpelancën e orës 11 do të diskutohej edhe për shkatërrimin e disa objekteve që përbëjnë monumente kulture. Mirëpo Kumbaro, “e urdhëruar nga Kryeministri” zgjodhi ta anullonte paraqitjen. Kjo është hera e dytë që Ministrja Kumbaro shpërfill Parlamentin. Nisur nga këto rrethana, opozita ka mbajtur qëndrim në komisionin e orës 11.00. Vokshi ka reaguar duke shprehur se është e paprecedente që Kumbaro të konfirmojë pjesëmarrjen dhe ta anullojë atë me urdhër të Kryeministrit. Ajo shton se Ministret po shkelin kushtetutën. Vokshi i bën thirrje Ramës të mos e pengojë Misnistren. Boci shton se sekretari i Pergjithshëm i kulturës nuk jep dot përgjigje, çështja e teatrit është politike tashmë. Fidel Ylli, nga ana e tij, ka bërë kërkesë që të respektohet Komisioni, duke thënë se Ministrja do të paraqitet nesër.