Pse Rama e kërcënon Berishën për luftë totale?Nga Artur Zheji

Pse Rama e kërcënon Berishën për luftë totale?Nga Artur Zheji

407
0

Në debatin parlamentar të datës 8 shkurt 2018, kryeministri Rama ishte më kërcënues se kurrë, duke përmendur hapur, disa herë me rradhë kërcënime të drejtëpërdrejta ndaj ish kryeministrit Berisha.

Duket se Rama, po i gëzohet hapur përparimit të “reformës në drejtësi”, që në situatën e krijuar duket se e favorizon, në influencat në sistemin e drejtësisë që po ripërtërihet, me numrat e njëanshme të kartonave rozë.

Qartazi kryeministri, është sot i gatshëm, ose ndjehet mjaft i fortë për të “provokuar” një luftë totale, me Sali Berishën, krejt personale dhe duke anashkaluar kryetarin e tashëm të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha.

Deri para ca kohësh një “sfidë” e tillë, nuk ishte në rendin e ditës dhe bën habi fakti, se diçka e rëndësishme ka ndryshuar, që mundëson Ramën për një përplasje të tillë, që nuk kalon pa pasoja.

Është kjo një betejë që do të mbetet në nivele fjalësh dhe në nivele retorike, apo është “hyrja” e një strategjie të re dhe që lidhet me të ashtuquajturën Reforma në Drejtësi dhe me fillimin e një larjeje hesapesh?

Lidhet kjo me nevojën për të rritur deri në maksimum tensionet e brendshme politike, sipas taktikës: “Gijotina dhe procese gjygjsore, në mungesë të investimeve dhe në mungesë të rezultateve bindëse në fushën ekonomike.”

Situata paraqitet e tensionuar dhe nëse vijon kështu, do të kalohen caqet e peshores së brishtë të normalitetit, anormal shqiptar. /360grade.al/