Pse janë veshur në të zeza të gjithë në BAFTA 2018?

Pse janë veshur në të zeza të gjithë në BAFTA 2018?

413
0

Mund ta keni vënë re që shumica e pjesëmarrësve në BAFTA 2018 janë veshur me të zeza. Kjo zgjedhje mode është shenjë e solidaritetit me lëvizjen Time’s Up, e cila u krijua për të rritur ndërgjegjësimin rreth barazisë gjinore, shpërdorimin e pushtetit dhe ngacmimet. Yjet e famshëm, si: Angelina Jolie, Jennifer Lawrence, Margot Robbie, Saoirse Ronan, Greta Gerwig, Salma Hayek, Andrea Riseborough, Natalie Dormer, Anya Taylor-Joy, Emma Roberts, Ruth Wilson, Helena Bonham Carter, Lily James, Karen Gillan, Lupita Nyong’o, Chiwetel Ejiofor, Gary Oldman, Toby Jones, Octavia Spencer, Gemma Arterton, Gugu Mbatha-Raw, Haley Bennett, Sam Arockwell, Leslie Bibb, Hugh Grant, Rebecca Ferguson dhe shume të tjerë, u veshën më rroba të zeza gjatë parakalimit në tapetin e kuq. Me këtë ngjyrë të njëjtë të famshmit u veshën edhe në tapetin e kuq të Golden Globes, duke u solidarizuar me lëvizjen.