Pse Euro ka arritur nivelet me të ulëta të vitit

Pse Euro ka arritur nivelet me të ulëta të vitit

457
0

Euro ka arritur një rekord të ri për gjysmën e dytë të këtij viti. Monedha europiane këmbehet në tregun e brendshëm me 133 lekë, ndërsa dollari amerikan ka mbetur stabël këtë javë, duke u kuotuar në nivelin e 112 lekëve. Ekspertët e ekonomisë thonë për Tv Klan se këto ndryshime në tregun e kursit të këmbimit janë të pritshme këtë fundvit, pasi kërkesa për lekun rritet nga disa faktorë: shkëmbimet e fundvitit të kompanive dhe ardhja e emigrantëve. Pavarësisht kësaj, ekspertët thonë se nuk është koha që qytetarët të pozicionohen në monedha të caktuara, duke qenë se lëvizjet e tregut të këmbimit valutor në fundvit janë të shpeshta dhe mund të sjellin humbje. Një euro më e lirë në treg bën më të lira çmimet e ushqimeve dhe mallrave që importohen nga jashtë dhe lehtëson këstet për ata që kanë një kredi në këtë monedhë.