Probleme me lëkurën gjatë dimrit? Katër gabimet që duhen shmangur

Probleme me lëkurën gjatë dimrit? Katër gabimet që duhen shmangur

370
0

 

Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta përkeqësojnë situatën. Dermatologu Nikolas Perikone shprehet se edhe gjatë dimrit, duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi fytyrës, pasi thjesht të mbështjellja me shall nuk është përkujdesja e duhur. Sa më shumë të bien temperaturat në dimër, aq më pak avuj uji qarkullojnë në ajër.

 

 

Përdorni kremin e gabuar

 

Çdo lloj i lëkurës ka kremin e vet dhe duke përdorur çdolloj kremi që na del përpara është gabimi më serioz që mund të bëhet. Mos harroni se për lëkurën e thatë përbërësit më të mirë janë vaji i bajames, gjalpë shega, boronica, karota dhe luledielli, prandaj kërkoni produktet që i përmbajnë ato.

 

Mos i lëpini buzët

 

Lëpirja e buzëve mund t’ju japë idenë e luftimit të thatësisë, por në realitet pështyma vetëm tërheq lagështinë e brendshme të buzëve në sipërfaqe, ku avullon përmes një procesi osmozë, duke i lënë ato edhe më të thata.

 

Më mirë përdorni një zbutës

 

Përdorni produkte specifike për dimër kur e kuptoni se lëkura juaj bëhet e kuqe dhe e irrituar, do të ishte mirë të shtoni disa produkte në rutinën tuaj të zakonshme të bukurisë, specifike anti-skuqëse dhe hidratuese për dimër.

 

Përdorni krem kundër diellit

 

Disa besojnë se, kur është ftohtë nuk ka diell dhe nuk ka arsye për të mbrojtur lëkurën. Asgjë nuk mund të jetë më e gabuar: rrezet UVA dhe UVB veprojnë gjithashtu nën retë më të dendura, kështu që ju kurrë nuk duhet të largoheni nga shtëpia pa aplikuar mbrojtje të mirë dielli.