Porsche gati të rivalizojë Tesla-n me 3 makina “Mission E” që dalin...

Porsche gati të rivalizojë Tesla-n me 3 makina “Mission E” që dalin vitin tjetër

1402
0

Porsche planifikon të rivalizojë Modelet S të Tesla-s duke nxjerrë në treg tre makina Mission E në 2019. Makinat Mission E, të cilat debutuan për të parën herë në 2015, do të kenë dy kuti shpejtësie, një shpejtësi maksimale 250 km/orë dhe do të jenë në gjendje të shkojnë nga 0 në 100 km për 3.5 sekonda. Makinat gjithashtu do të kenë kuaj fuqi të ndryshme, duke nisur nga 402hp deri në 670hp. Detajet e konfirmuara janë akoma jo-zyrtare, por makinat do të kenë bateri me të cilat mund të udhëtohet për 483 km dhe do të kenë karikim wireless që karikon makinën për 20 minuta deri në 80%.