Përplasja/ Ish-kryeprokurori i Elbasanit nuk e lejon të futet në zyrë pasardhësin...

Përplasja/ Ish-kryeprokurori i Elbasanit nuk e lejon të futet në zyrë pasardhësin e tij

486
0

Në orën 15:00 Ardian Nezha, prokurori i përkohshëm i rrethit gjyqësor të Elbasanit është shfaqur në godinën e këtij institucioni, pak orë pasi kryeprokurorja Arta Marku firmosi emërimin e tij. Ai ka arritur në Elbasan drejtuesi i ri i prokurorisë së Elbasanit, Ardian Nezha për të marrë detyrën, por dera e mbledhjes ku do bëhej prezantimi i drejtuesit të ri të prokurorisë është mbyllur. Dritan Gina së bashku me drejtuesin e Durrësit Agron Gjana refuzojnë vendimin e kryeprokurores për të lënë detyrën. Pasi ka qëndruar për disa minuta, Ardian Nezha është larguar nga godina e prokurorisë së Elbasanit. Sot paradite kryeprokurorja vendosi ndërprerjen e komandimit të Dritan Ginës si drejtuesi i prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan dhe kthimin e tij si prokuror në Prokurorinë ku ishte emëruar.