Përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali: Mbështetje e pakursyer për familjen e...

Përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali: Mbështetje e pakursyer për familjen e vogëlushes që u masakrua nga qeni pitbull

1733
0

Përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali kanë ngushëlluar familjen e vogëlushes shqiptare që u masakrua nga qeni pitbull. Ata janë njohur me situatën e vështirë në këtë familje pas kësaj ngjarjeje të rëndë që ka shokuar opinion Italian dhe atë shqiptar. PresidentiiI shoqatës së Komunitetit shqiptar në Breshia dhe province, Ahmet Bendo, si dhe kandidati për këshilltar në zyrën e emigracionit për mbrojtjen dhe të drejtat e emigrantëve Landi Hajazi kanë ngushëlluar familjen, kanë biseduar me gjyshin e vogëlushes, I cili edhe ai është sulmuar nga dy qen të rraces pit bull sapo ka dalë në oborr me vogëlushen në dore. “Na ka mjaftuar deklarata që gjyshi i vogëlushes është sulmuar për të mbështetur zotrin Hasan Zikaj që do të përballet me drejtësinë italiane përveç dhimbjes së humbjes së vogelushes dhe plagët e marra nga sulmi i qenve. Mbështetja e përfaqesuesit të Komunitetit Shqiptar dhe kandidatit të zyrës së emigrantëve për mbrotjen dhe të drejtat e emigrantëve në bashkëpunim me presidentin e komunuteti shqiptar në Breshia do të jetë e pakursyer”-thuhet në deklaratën e zotit Ahmet Bendo dhe Landi Hajazi.