Pas shumë vitesh, Soni sqaron puthjen me Blerim Destanin

Pas shumë vitesh, Soni sqaron puthjen me Blerim Destanin

348
0

Kënga ‘Shpirti im binjak’ ishte padyshim një nga më të preferuarat e të gjithëve ne. Në klip kujtohet edhe sot pjesmarrja e aktorit të njohur Blerim Destani, ndaj për të dhe Soni Malajn u përfol për një flirt dashurie që nisi në xhirime dhe vijoi më tej. Për këtë Soni ka folur pas kaq vitesh në Jo Vetëm Modë. “Blerim Destanin e kam zbuluar nga një lajm në gazetë. Po kërkonim një djalë perfekt për klipin pasi kënga ishte bërë hit. Arjon Muça ka qenë zgjedhja e parë, por na duhej dikush më maço. Dhe rastësisht në shtëpi shoh foton e Blerimit në një lajm dhe thash kush është ky djalë? Më pas mora avokatin tim në telefon dhe i thashë. Ramë në kontakt me Blerimin dhe ka ardhur pa asnjë detyrim. Gjatë xhirimeve të klipit ka qenë e pranishme edhe nëna ime. Në skenar ka qenë edhe një puthje në fund të klipit, por duke qenë se kishte shumë njerëz e lam me një puthje shumë ‘friendly’”, tregoi më tej këngëtarja.