Pamje të rënda/ Masakra më e madhe në Siri me qindra trupa...

Pamje të rënda/ Masakra më e madhe në Siri me qindra trupa fëmijësh të vrarë

345
0

Sulmet siriane me artileri të rëndë e raketa në periferi të Damaskut kanë vrarë rreth 100 vetë dhe plagosur rreth 500 të tjerë që nga dita e diel. Ndërsa njoftoi këtë fakt, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se mes viktimave të Ghouta-s lindore ka një numër të madh civilësh, përfshirë fëmijë.

256105

Ushtria siriane ka nisur një operacion të gjithanshëm për të rimarrë Ghoutan lindore. Ajo është një nga zonat e fundit pranë Damaskut ende në duart e rebelëve dhe militantëve islamikë që kërkojnë të rrëzojnë qeverinë e Asadit, shkruan VOA.

256109

Sipas vëzhguesit sirian, operacioni ajror synon të hapë rrugën për një ofensivë tokësore.

2561010

Luftimet në lindje të Ghoutas duhej të kishin sjellë një armëpushim të ndërmjetësuar mes Rusisë, Turqisë dhe Sirisë.

 

256104

 

Në vend të saj, rajoni po sheh atë që një zyrtar i Kombeve të Bashkuara, Panos Moumtzis, e quajti “një përshkallëzim ekstrem të armiqësive”. Banorët dhe punëtorët që merren me shpërndarjen e ndihmës thonë se për shkak të situatës, asnjë ushqim apo mjete për lehtësim nuk po depërton dot drejt zonave në nevojë.