Një racë e re njerëzore është shfaqur në Kinë?

Një racë e re njerëzore është shfaqur në Kinë?

681
0

mut-race-431101_1475437876-1910790

Një djalë i ri kinez i cili kishte lindur me sy të kaltër rrezatues ka kohë që i ka habitur mjekët, me aftësinë e tij për të parë edhe në errësirë.

Nong Yousui nga Dahua, Kinë ka sy të cilët reflektojnë çuditshëm kur shikohen me dritë. Mjekët ka kohë që janë duke ia studiuar sytë atij, prej kur babai i tij e çoi atë në spital i brengosur për sytë e tij të kaltër.

“Ata më thanë se ai do të rritet dhe sytë e tij nuk do të shkëlqejnë më dhe do të kthehen në ngjyrë të zezë si shumica e njerëzve kinezë, por kjo kurrë nuk ndodhi”, tha babai i tij.

Për t’i testuar aftësitë e tij, një gazetar kinez pati përgatitur në set pyetjesh të cilave ai ishte në gjendje që t’iu përgjigjej duke qëndruar në një dhomë të errët. Testi tregoi se Nong mund të lexonte dhe të shkruante në mënyrë të përsosur pa ndonjë dritë dhe mund të shihte qartë natën si shumica e njerëzve gjatë ditës, transmeton Gazeta Express.

Sipas Akademisë Botërore të Rekordeve, Nong ka arritur rekordin e parë botëror si njeriu i parë që mund të shohë në errësirë.