Nëse doni të jeni të lumtur, shkoni në Holandë!

Nëse doni të jeni të lumtur, shkoni në Holandë!

468
0

Nëse Holanda është pozicionuar vazhdimisht midis vendeve më të lumtura në botë, mund të jetë meritë edhe e ritmit të punës. Rraskapitja në punë nuk shpërblen: shumë më mirë, mundësia e kontratës me kohë të pjesshme. E ka zbuluar britanikja ‘The Economist’. Statistikat në shtete të ndryshme evropiane sugjerojnë, siç raportohet nga një artikull i pavarur, se zgjedhja për të mos tejkaluar 36 orë punë, e zakonshme në 26.8 për qind të meshkujve holandezë dhe 76.6 për qind të grave, është me të vërtetë e rëndësishme. Është për të ardhur keq që Holanda është një rast i izoluar: në Evropë, mesatarisht, gjërat janë mjaft ndryshe, ku part-time punojnë vetëm 8.7% e burrave dhe 32.2% e femrave. Por cilat janë arsyet për këtë diversitet, veçanërisht tek gratë? Fakti që Holanda nuk është përballur direkt me dy konfliktet botërore të shekullit të njëzetë. Gratë, me pak fjalë, nuk kishin nevojë të hynin në botën e punës, përveç se me vonesë dhe me një ritëm të moderuar. Por ata që përcaktuan gjendjen e vendit ishin edhe dy faktorë të tjerë: nga njëra anë roli i vlerave të krishtera, të cilat i shtynë nënat për t’u kujdesur për fëmijët e tyre dhe për të qëndruar në shtëpi për një kohë të gjatë; nga ana tjetër, pasuria e trashëguar, gjë që nuk e bënte të domosdoshme dyfishimin e pagës familjare. Edhe kur femrat zinin punë, ajo kurrë nuk ishte shumë e rëndë. Ligji, nga ana tjetër, ka parashikuar të drejtën e nënave dhe baballarëve holandezë që të preferojnë punën me kohë të pjesshme në vitin 2000. Praktika është e përhapur dhe aspak e keqe. Megjithëse, sipas CBS (agjencia kryesore e statistikave e Holandës), kjo është një pengesë për avancimin e karrierës. Shumë pak gra, për shembull, janë midis drejtuesve kryesorë të biznesit, dhe arsyeja mund të jetë koha më e vogël e kaluar në punë. Por nëse koha e reduktuar, në përgjithësi, sjell më shumë lumturi në Holandë, po kështu bën dhe sporti. Në Holandë, në fakt, 53% e të rriturve stërviten të paktën 4 herë në javë. Një zakon që sipas Fondacionit britanik të zemrës, i cituar nga ‘Independent’, thotë se ndihmon shëndetin dhe nxit buzëqeshjen.