Mrekulli: Kikirikët janë ushqimi më i shëndetshëm në botë. Ja cilat janë...

Mrekulli: Kikirikët janë ushqimi më i shëndetshëm në botë. Ja cilat janë sëmundjet që parandalojnë

486
0

Kikirikët janë një burim i shkëlqyer me proteina, vitamina, minerale dhe përbërës bimorë. Përfitimet e tyre janë të pafundme, ndaj duhet t’i shtoni në menunë tuaj ditore. Megjithatë, nuk duhet t’a ekzagjeroni me to për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës dhe kalorive.

Njihuni me përfitimet e kikirkëve nga shëndeti te bukuria:

Janë të mirë për shëndetin e zemrës

Falë nivelit të lartë të yndyrnave të ngopura dhe të pangopura, kikirikët mund ta mbajnë zemrën tuaj të shëndetshme. Në mënyrë të veçantë, acidi oleik që gjendet në kikirikë mund të zvogëlojë kolesterolin e keq (LDL) dhe të rrisë kolesterolin e mirë (HDL). Prandaj, kikirikë janë idealë për të parandaluar sëmundjet koronare të zemrës duke rritur lipidet e shëndetshme të gjakut.

 

Rrisin energjinë

Një nga avantazhet më të njohura të kikirikëve është rritja e energjisë. Kjo është mjaft e kuptueshme, sepse kikirikë përmbajnë shumë vitamina, minerale, antioksidantë dhe lëndë ushqyese, të cilat janë një burim kryesor i energjisë.

 

Parandalojnë kancerin

Antioksidantët polifenolikë që janë të pranishëm te kikirikët janë të dobishëm për parandalimin e kancerit të stomakut dhe ndihmojnë në zvogëlimin e prodhimit të nitrosaminës kancerogjene.

Nga ana tjetër, ato kanë një përmbajtje të lartë të betasitosterolës, e cila frenon rritjen e qelizave tumorale.

 

Eliminojnë gurët e tëmthit

Statistikat tregojnë se gurët e tëmthit prekin 10 deri 25 për qind të të rriturve në mbarë botën. Konsumimi i shpeshtë i kikirikëve mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun e gurëve të tëmthit. Sipas studimeve, vetëm 30 gram kikirikë në ditë mund të ndihmojë për të zvogëluar rrezikun e këtij fenomeni me 25 për qind.

 

Përmirësojnë kujtesën

Kikirikët shpesh quhen “ushqime të trurit”, sepse përmbajnë vitaminë B3, e cila është e shkëlqyer për funksionimin e trurit dhe për të përmirësuar kujtesën. Ata gjithashtu përmbajnë një flavonoid të quajtur resveratrol, i cili mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut në tru me rreth 30 për qind.