Modele Instagrami? Emina Çunmulaj thumbon koleget në rrjete sociale

Modele Instagrami? Emina Çunmulaj thumbon koleget në rrjete sociale

464
0

 

Emina Çunmulaj e ka dëshmuar disa herë veten në pasarelat e markave më të njohura botërore. Bukuroshja shqiptare e Malit të Zi, ka bërë karrierë në Shtetet e Bashkuara duke iu falënderuar atributeve të saj fizike. Çunmulaj që është shumë aktive në Instagram, këto muaj po qëndron në shtëpi dhe larg punës, ngase po pret fëmijën e saj të dytë, ndërsa e përcjellë me vëmendje çdo zhvillim në industrinë e modës. Janë modelet e instagramit ato që Emina ka thumbuar përmes një mesazhi në llogarinë e saj në këtë rrjet social. “Imagjinojeni që një ditë dikush ta zhdukë Instagramin dhe BOOM! Nuk je më modele”, është fraza pikante drejtuar bukurosheve të Instagramit që ka publikuar Emina, duke etikatuar një shoqe të sajën, e ku shton “Mirupafshim modele Instagrami”.