Milano, një konsullatë e përmasave europiane

Milano, një konsullatë e përmasave europiane

62
0

Në inagurimin e Selisë së re të Konsullatës Shqiptare në Milano, mes shumë personave të ftuar dhe autoriteteve shqiptare dhe Italiane, mori pjesë edhe “Shoqata e Komunitetit Shqiptar në Itali”, e cila u prezantua me Presidentin e saj zotin Ahmet Bendo, zv.Presidentin Kostandin Lloji dhe sekretaren Silvana Tika. Nderuan me ardhjen e tyre në këtë cermoni inaguruse autoritetet shqiptare Ministri i Punëve të Jashtme zoti Ditmir Bushati dhe deputeti i parlamentit shqiptar z.Bashkim Fino. Natyrisht të pranishëm, ishin Konsullja e Përgjithshme Anila Pojani, Konsulli Eros Andoni, Konsullja Sadie Xheko, Konsulli Faik Dishnica, Specialistja e puneve konsullore Lezjana Beltoja, si dhe personeli i sekretarëve të Konsullatës.

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing

Gjithashtu e pranishme në këtë cermoni ishte edhe Konsullja e Përgjithshme e Konsullatës së Kosovës, zonja Gjylymsere Kundja. Cermonia e inagurimit ishte përgatitur në mënyrë të përkryer,dhe u zhvillua në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe vëllazërore ndermjet te pranishemeve. Per nder te pranishemeve u servir nje koktej.

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and suit

Fillimi i cermonis u nis reth ores 17.30 dhe perfundoje reth ores 20.00. Shoqata jone uron si Personelin e Konsullates,si dhe te gjithe shqipetaret per seline e re me keto fjale: Te nderuar motra dhe vllezer shqipetar resident ne Itali dhe jo vetem, ta gezojme se bashku te gjithe konsullaten tone te re. Le te jete ky nje nder hapat i nje pune te mire qe po kryen qeveria Rama per tu bere pjese perberse e familjes se madhe Europiane.

 

Presidenti i Shoqates: Ahmet Bendo