Me shpejtësi skëterrë dhe të dehur në timon, mes të shoqëruarve në...

Me shpejtësi skëterrë dhe të dehur në timon, mes të shoqëruarve në Polici dhe një grua (pamjet)

11
0

Policia Rrugore e Tiranës si cdo fundjave edhe nje mbremjen e te shtunes ka kontrolluar me radar per te parandaluar, evidentuar dhe ndeshkuar ata drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara. Sic thuhet ne faqen e Policise se Shteetit, 17 Leje Drejtimi jane pezulluar dje ne autostraden Tirane -Durres per shpejtesi tej normave te lejuara qe varion nga 130 deri 195 km/ore. “Mos tejkalo kufijtë e shpejtësisë që të rekomandon sinjalistika rrugore. Shpejtësia të vret. Respekto gjithnjë këmbësorët.

Tek Parlamenti

Policia Rrugore e Tiranës vijon me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Dy raste ne gjendje te dehur dhe tejet te dehur.

0.65 mg/l, nje zonje duke drejtuar mjetin.

2.40 mg/, nje 31 vjeçar ne gjendje tejet te dehur. E pa pranueshme kjo. Rrezik i madh per jeten e tij dhe te perdorueseve te rruges.

Alkooli në timon vret jetën, përdor mjetet e transportit publik në rast se ke konsumuar alkool dhe je drejtues mjeti, mos drejto mjetin ne gjendje te dehur”, shkruhet ne faqen e policise.