Mazda CX-9 do të ketë standarde të reja sigurie

Mazda CX-9 do të ketë standarde të reja sigurie

555
0

Prej se është lansuar në vitin 2016, modeli CX-9 është cilësuar si makina SUV me nivelin më të lartë të sigurisë. Makina e re që doli nga e njëjta linjë e prodhimit një vit më vonë, ka marrë notat më të larta të nivelit të sigurisë, në pesë simulimet e përplasjeve. Kjo nuk e ka ndaluar kompaninë Mazda që të vazhdojë edhe më tutje të investojë në këtë segment, ndaj CX-9 që lansohet vitin që vjen, do të ketë standarde të reja. Në rast se ndjen rrezik derisa është duke lëvizur në rrugë urbane me 30 kilometra në orë, vetura mund të ndalojë automatikisht. Shoferi do të ketë sinjalizime kur lëviz në shtigje me dukshmëri të dobët, si dhe gjatë kohës kur është në trafik të dendur. Pos këtyre intervenimeve, CX-9 do të jetë edhe shumë më i lehtë të vozitet.