Kush është Emanuel Macron, presidenti më i ri që ka pasur ndonjëherë...

Kush është Emanuel Macron, presidenti më i ri që ka pasur ndonjëherë Franca

464
0

Emmanuel Macron është presidenti më i ri që ka patur ndonjëherë Franca. 39 vjeccari,  ish-ministri i Ekonomisë ka treguar se është jokonformist pavarsisht edukimit të tij elitar. Sipas tij, ndarja e partive kryesore të majta dhe të djathta, që kanë dominuar politikën franceze i përkasin së shkuarës dhe vitin e kaluar Macron formoi lëvizjen e re politike, të quajtur “En Marche!”. Fillimisht, ai u diplomua në Institutin elitar të Studimeve Politike, në Paris dhe më pas përfundoi masterin në Filozofi në universitetin po aq prestigjoz “Paris Nanterre University”. Ai vazhdoi studimet në Shkollën Kombëtare të Administratës “Ecole Nationale d’Administration” (ENA), e cila trajnon zyrtarë të lartë të Francës.

Midis viteve 2004 dhe 2008, Macron ka punuar si inspektor në Ministrinë e Ekonomisë dhe më pas për katër vjet në bankën tregtare “Rothschild”. Në vitin 2012 ai u bashkua me partinë socialiste të presidentit, Francois Hollande. Macron ka qënë ministër i Ekonomisë  nga viti 2014 -2016. Gjatë këtij mandati, ai mori iniciativën për të kaluar në parlament ligjin i cili përmbante një sërë masash liberalizuese lidhur me sektorin e transportit, orët e punës të të dielave, dhe çështje të tjera , pavarësisht kundërshtimeve të shumta. Mbështetja e tij për liberalizimin e ligjeve të punës ka shkaktuar pakënaqësi tek e majta dhe sindikatat.

 

Programi i Macronit përfshin taksën e pasurisë dhe shkurtime të sigurimeve shoqërore për të nxitur punësimin dhe heqjen e taksës së qëndrimit, që paguhet nga shumica e qytetarëve.

 

Ai dëshiron të shkurtojë shpenzimet publike me 60 miliardë euro (64,5 miliardë dollarë), kryesisht duke përshtatur programet e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore.

 

Kjo do të kundërshtohet nga investimet prej 50 miliardë euro të cilat fokusohen kryesisht në trajnimin e fuqisë punëtore dhe energjinë e gjelbër.

 

Macron është proevropian, por sipas tij Franca duhet të punojë me Gjermaninë për një BE që nxit dhe mbështet programet e mbrojtjes sociale.

 

Jeta e tij personale ka qenë fokusi i shumë komenteve gjatë fushatës, bashkëshortja e tij, Brigitte, është

ish-mësuesja e tij në shkollën e mesme, 24 vite më e madhe