Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i kërkoi qytetarëve të raportojnë...

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i kërkoi qytetarëve të raportojnë ndërhyrjet e paligjshme në rrjet

622
0

Në Sauk është hapur pika e re e shërbimeve të UKT-së, duke shmangur kështu radhët e qytetarëve.Kreu i Bahskisë së tiranës Erion velija “Ftoj sot nga Sauku  qytetarët të raportojnë për gjitha ndërhyrjet që bëhen në rrjet dhe inkurajoj UKT, që siç i merr në mënyrë të rregullt këto pagesa, të vijojë me marshin e pestë me investimet. Kemi hapur 105 kantiere, më i madhi është në burimin e Shën Mërisë. Mezi presim që pasi janë bërë tunelet, po shtrohen tubacionet, të kemi shtesën e ujit në Tiranë që do të vijë nga ajo zonë”, tha Veliaj, duke deklaruar se pas përfundimit të investimeve për shtrimin e tubacioneve kryesore, Bashkia e Tiranës do të kalojë në fazën tjetër, atë të shtrirjes në mënyrë kapilare të rrjetit ujësjellës për të plotësuar nevojat që ka kryeqyteti për furnizimin me ujë të pijshëm. Në prag të stinës së nxehtë të verës, Veliaj apeloi për administrim më të mirë të ujit të pijshëm. Pasi sic dihet  nga stina e nxehët e vërë mund të mbeten dhe familje pa ujë  “Do të hyjmë në një fazë të nxehtë dhe thatësirash, ku do na duhet të administrojmë mirë çdo pikë uji. Edhe në vende shumë më të pasura se ne , nuk e kanë luksin që ujin e pijshëm ta përdorin për rrugën, tapetet apo makinat e tyre të shtrenjta Tha Velija . Besoj se duhet të fillojmë e të sillemi si evropianë”, theksoi Veliaj. Gjithashtu ai nuk la pa I ftuar  banorët e Saukut që me 18 Qeshorë të votojnë  partinë socialiste  për të vijuar që ta cojmë Shipërinë drej asaj Shipërie që ne duam