Kosovë- Thaçi pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Sllovenisë

Kosovë- Thaçi pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Sllovenisë

435
0

 Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Sllovenisë, Bojan Bertoncelj.

Presidenti Thaçi e uroi Bertoncelj për detyrën e re, dukei ofruar mbështetje të plotë në ushtrimin e postit të ambasadorit të Sllovenisë në Kosovë.

Në këtë takim është biseduar për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen e Sllovenisë që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat, sidomos në proceset integruese të Kosovës”, theksoi Thaçi.

Thaçi u shpreh se Sllovenia është model shumë i mirë i rrugës që duhet të ndjekin shtetet e tjera të rajonit për t’u integruar në BE dhe NATO.

Nga ana tjetër, ambasadori slloven, Bojan Bertoncelj tha se shteti i tij do të vazhdojë të kultivojë marrëdhënie të mira me Kosovën, duke e mbështetur në rrugën e saj euroatlantike.