Kosovë- Haradinaj: Përfshirja e të rinjve, e bën vendin më të fortë

Kosovë- Haradinaj: Përfshirja e të rinjve, e bën vendin më të fortë

411
0

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK -Nisma , Ramush Haradinaj, ka marrë sot mbështetjen e 40 të rinjve të diplomuar.

“Mbështetja nga të rinjtë dhe të rejat e Kosovës po fuqizohet! Sot prita një grup të rinjsh të fushave dhe profileve të ndryshme, profesorë e studentë të ekonomisë,  të shkencave sociale dhe të fushës së teknologjisë së informacionit. Përkrahja e tyre e parezervë dhe pa kushte për projektin tonë të përbashkët, për Kosovën shtet me dinjitet dhe të zhvilluar ekonomikisht është frymëzim për punën dhe angazhimin tonë”, shkruan Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, përfshirja e të rinjve në ndryshimin që po vjen është thelbësore për ta bërë shtetin e Kosovës më të fortë e më të përparuar.

“Prandaj të rinjtë do ta gjejnë vendin e tyre në Kosovë, do të bëhën pjesë e proceseve zhvillimore dhe garantues të së ardhmes të vendit”, përfundon Haradinaj.