Kosovë-Fillon shkatërrimi i materialit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme paralamentare

Kosovë-Fillon shkatërrimi i materialit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme paralamentare

18
0

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka filluar shkatërrimi i materialit zgjedhor të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që u mbajtën më 11 qershor.

Të pranishëm, në fillim të këtij procesi, ishin kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Hali

Kryetarja Daka tha para gazetarëve se shkatërrimi i materialeve zgjedhore është detyrim ligjor për KQZ-në dhe njëherësh kjo është faza e fundit e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Ajo bëri të ditur se materiali i cili është objekt hetimi i Prokurorisë së Shtetit përjashtohet nga shkatërrimi, ndërsa do të ruhet edhe një pjesë e vogël e materialit që do të shërbejë për qëllime trajnimi për proceset e ardhshme zgjedhore.