KORÇA TE NGRIHET NÈ KÈMBÈ! Nga Kastriot FRASHÈRI

KORÇA TE NGRIHET NÈ KÈMBÈ! Nga Kastriot FRASHÈRI

582
0

Dje, nje fare i ashtequajtur Konisioni i Etikes prane FSHF, me nje vendim sa skandaloz aq edhe te paprecedent per boten shqiptare te futbollit ka penalizuar, duke mare per baze shpifjet dhe thashethemet e kazanit mediatik, ekipin kampion te merituar te Shqiperise KF Skenderbeu, duke e ndeshkuar ate me heqjen e titullit kampion per 2015-2016; si dhe disa pike ne renditje dhe gjobe financiare. Ky vendim eshte fyes jo vetem per mbare sportdashesit,  nje qytet te kulturuar si Korça jone, por edhe per inteligjencen e çdo njeriu me minimumin e arsimit. Shkruesit e ketij vendimi idiot, duhet te ndjehen perjetesisht te turperuar dhe te largohen menjehere nga çdo qelize e organizmit te futbollit shqiptar.  Nese ndergjegjia e tyre nuk e lejon kete, sigurojme sportdashesit shqiptare se, ne njerezit e perpjekur dhe te moralshem te ketij vendi do ta bejme shpejt kete vetting ne futbollin shqiptar. Eshte e pakonceptueshme se si keta biçim komisionieresh karagjoze, sharlatane, te paditur, e mjerane kane hartuar nje vendim te pargumentuar qe ne pjesen urdherore te tij edhe pse guxojne te vendosin sanksione dhe te cenojne te drejta te fituara permes nje gare te hapur publike, por çuditerisht pa permendur asnje prove, fakt, deshmi (jo fjalet apo lehjet e asaj kones Erjonke Bracemiut qe vegjeton nen topat e Demit) dhe akuze qe kane detyrimin ti provojne. Une nuk besoj ne thashethemet dhe trillimet e perditshme te shqiptarve dhe akuzave pa prova ndaj nje ekipi qe per 6 vjet dominoi futbollin shqiptar. Por edhe sikur ti marim te mireqena keto peralla me trukime te Skenderbeut, perse fshihen nga zyrtaret e FSHF dhe etikes partneret matrapaze te Skenderbeut? Cilet jane keto ekipe qe kane fiksuar rezultatet ne ortakeri me drejtuesit e ekipit korçar? Ne drejtesi ka nje rregull te arte qe ndeshkohet si dhenesi ashtu edhe marresi, si autori ashtu edhe bashkepunetori, pikerish ky parim baze i se drejtes, duket qarte qe nuk eshte respektuar nga keta zoterinjte e komisionit te Etikes. Kesaj historie tani duhet ti shkohet deri ne fund. Ky eshte detyrim ndaj futbollit shqiptar! Vendimin e mesiperm e konsiderojme jo vetem selektiv, por “Nul” dhe i kerkojme drejtuesve te ekipit te Skenderbeut ta ankimoje menjere ne instancat perkatese per te rivendosur drejtesine e bastarduar nga nje grup analfabetesh qe nuk e paskan per gje te neneshkruajne pa u menduar akte qe jo vetem turperojne futbollin shqiptar, por qe cenojne rende emrin e mire, imazhin dhe penalizojne nje ekip te tere, pa u mbeshtetur ne prova dhe ne ligj. Se fundi, tonet aspak normale te perdorura ne kete reagim nuk jane nga pozita e nje te deshperuari, sepse nuk jemi ne kushtet e ndonje konflikti interesi, por eshte nota e ashper e alarmit te shoqerise per te shpetuar futbollin kombetar nga keta pengmarres qe i japin atribute vetes se tyre per te bere etike. Si nje sportdashes, veprimtar i shoqerise civile dhe mbrojtes i interesave publike jam i gatshem t’i ofroj ekipit te Skenderbeut asistencen time ligjore ne te gjitha shkallet e drejtesise.