Kleopatra, një mit apo realitet?

Kleopatra, një mit apo realitet?

514
0

Sa realist është konceptimi ynë modern për mbretëreshën e Egjiptit?

Perspektiva e një lexuesi modern për Kleopatrën është e ndikuar padyshim nga veprat e shumta që treguan historinë e saj, gjatë shekujve pas vdekjes së mbretëreshës. Ndoshta, kryesorja në mesin e tyre është tragjedia e Shekspirit “Antoni dhe Kleopatra” (1623), e cila tregon ngjarjet nga kryengritja në Siçili në vitin 44 pes, deri në luftën e fundit të Republikës, në të cilën Kleopatra kreu vetëvrasje duke u kafshuar nga një gjarpër, në vitin 30 para Krishtit. Në këtë vepër, Kleopatra shpesh paraqitet si një grua e bukur, e etur për pushtet dhe e gatshme për të manipuluar të tjerët. Por sa i saktë është përfaqësimi shekspirian i Mbretëreshës së Egjiptit? Eshtë frymëzuar nga larg nga “Jetë paralele” e Plutarkut, një seri e biografive të grekëve dhe romakëve të famshëm, të shtypura në edicionin e parë në Firence në fillim të shekullit të gjashtëmbëdhjetë (pa dyshim, këtu është “peshkuar” nga Shekspiri). Frymëzimin Shekspiri e mori nga “Jeta e Mark Antonit”, e cila është interesante, sepse teksti nuk merret drejtpërdrejt me mbretëreshën, por me gjeneralin romak dhe marrëdhëniet e tij me të.

 

Për më tepër, Shekspiri nuk i paraqet ngjarjet ashtu si Plutarku: datat dhe faktet janë të zhvendosura në kohë, dhe rrëfimet kontradiktore të Kleopatrës janë thjeshtuar. Një shembull i mirë i kësaj është në lidhje me historinë e vdekjes së mbretëreshës: versione të ndryshme, që përfshinin helmimin, vetëvrasjen me një pickim gjarpri në krahë, ose kafshimin aksidental, janë shndërruar në vetëvrasje me një kafshim gjarpri në gji. Nuk ka dyshim, pra, historia e Shekspirit ishte sentimentalizuar gjatë shekujve, në veprat e tjera, të tilla si biografia e Hollywoodit e vitit 1963 me Elizabeth Taylor.

Shperndaje