Këshilla mjekësore: Një çaj në vend të kafes së mëngjesit

Këshilla mjekësore: Një çaj në vend të kafes së mëngjesit

472
0

Këshillohet të pihet 1 filxhan çaj xhinxheri, 30 minuta para mëngjesit, dhe një filxhan 30 minuta pas darke. Nëse niveli i yndyrnave në gjak është i lartë ose pesha trupore është e madhe rekomandohet tre herë në ditë (mëngjes, drekë, dhe darkë).

 

Nga Dr. Ilda Lamçe

 

A ka dhuratë më të madhe, që mund ti bësh organizmit, sesa të zgjohesh në mëngjes, e para se të nisesh për në punë, fakultet, apo edhe në ndonjë event tjeter, ta nisësh ditën, duke konsumuar një ilxhan çaj me vlera të larta ushqyese? Stomaku juaj do të jetë shumë mirënjohës.

 

Megjithëse shumë prej jush, ndoshta nuk kanë besim tek mjekimet alternative,, ndoshta duhet ta kthejmë ndonjëherë kokën nga të mirat që na ofron natyra. Në ditët e sotme kjo është bërë e mundur, duke i tharë pjesë të veçanta të bimës, duke i përpunuar, derisa merret një pluhur komplet homogjen , i cili gjen përdorim në formën e cajrave të ndryshëm, sic është psh edhe caji i xhinxherit.

 

Një mjekim tradicional nga xhinxheri, historikisht i quajtur “Xhamaika Xhinxher” ishte klasifikuar si stimulant dhe shpesh here përdorej për: çrregullimet në tretje, ulcerat gastrike, konstipacion dhe dhimbjet e kokës.

 

Aciditeti Gastrik

 

Ndjesia e irritimit dhe djegies së stomakut, që vjen si pasojë, e sekretimit të tepërt të acidit në stomak. Ai shfaqet në disa mënyra si : Hidhërim i gojës për shkak të ardhjes së përmbajtjes acide në ezofag. Djegie dhe pickim në zonën rreth zemrës, në mes të kraharorit. E njëjta ndjesi mund të krijohet edhe në fyt. Gazra dhe crregullime të tretjes, rritja e aciditetit të stomakut , mund të krijojë gaz i cili jep ndjesinë e fryrjes së barkut, krampeve dhe dhimbjeve të tij. Një caj i përgatitur me bimën e xhinxherit , do të ishte zgjidhja ! Kjo bimë e njohur që në lashtësi për vetitë kuruese të saj, gjen përdorim të madh edhe sot.

 

Për rënie në peshë

 

Sot një numër i madh njerëzish përdorin dietën me caj jeshil dhe xhinxher për humbje në peshë. Acidet organike që gjenden në rrënjën e xhinxherit , stimulojnë enzimat e tretjes, duke provokuar , një rritje të harxhimit të kalorive. Kjo bën që metabolizmi të djegë më shumë kalori, duke bërë të njëjtin aktivitet si përherë. Kjo bimë gjithashtu përmban edhe vajëra esencialë si gingeroli, zingerone dhe resine , të cilat i japin asaj aftesitë dobësuese. Madje edhe amvisat e kuzhinës e përdorin sot për të aromatizuar peshkun, zarzavatet, ëmbëlsirat dhe pijet. Me xhinxherin djeg kalori, humbet kolesterolin e tepërt dhe arrin peshën e duhur në mënyrë të shëndetshme.

 

Lehtëson dhimbjet e kokës, migrenën, dhe njihet për efektet e mëdha antioksiduese.

 

Parandalon të vjellat. Studimet tregojnë se xhinxheri është efikas për ata që i zë makina, si dhe për të vjellat që shkakton shtatzënia.

 

Kombinimet :

 

Mjaltë me xhinxher, vret bakteret më shumë se antibiotikët e fuqishëm !

 

Çaj me xhinxher dhe limon, lehtëson dhimbjet e migrenës.

 

Çaj jeshil me xhinxher, shquhet për vlera të jashtëzakonshme terapeutike : rigjenerim i lëkurës , antiinflamator, parandalon dhe lufton kancerin e lëkurës. Hollon gjakun, stimulon ovulimin, lufton ulcerat e stomakut, parandalon gripin etj. Këshillohet të pihet 1 filxhan çaj xhinxheri, 30 minuta para mëngjesit, dhe një filxhan 30 minuta pas darke. Nëse niveli i yndyrnave në gjak është i lartë ose pesha trupore është e madhe rekomandohet tre herë në ditë (mëngjes, drekë, dhe darkë).