KËRKESË PUBLIKE, 50% E KUVENDIT TË ARDHSHËM TË JENË GRA DHE VAJZA

KËRKESË PUBLIKE, 50% E KUVENDIT TË ARDHSHËM TË JENË GRA DHE VAJZA

587
0

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore duhet të sanksionojë një herë e përgjithmonë vendosjen e kuotës së barabartë gjinore në politikë në Shqipëri

Drejtuar:                           

 

  1. Bledar Çuçi

Bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Kuvendi i Shqipërisë

 

  1. Oerd Bylykbashi

Bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

 

Znj. Vasilika Hysi

Anëtare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

 

Znj. Blerina Gjylameti

Anëtare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

 

  1. Bashkim Fino

Anëtar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

 

  1. Musa Ulqini

Anëtar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

 

  1. Enkelejd Alibeaj

Anëtar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

 

  1. Gent Strazimiri

Anëtar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

 

  1. Nasip Naço

Anëtar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

 

  1. Luan Rama

Anëtar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

 

  1. Nard Ndoka

Anëtar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

 

  1. Vangjel Dule

Anëtar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

 

  1. Dashamir Shehi

Anëtar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

 

  1. Fatmir Mediu

Anëtar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

 

 

Për dijeni:                        

 

  1. Edi Rama

Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

 

  1. Lulzim Basha

Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

 

Znj. Monika Kryemadhi

Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim

 

 

 

Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, Shtëpia e të Drejtave të Njeriut dhe Rrjeti për të Rinjtë në Shqipëri, me anë të kësaj Kërkese Publike të përbashkët, kërkojnë të sjellin në vemendjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe anëtarëve të saj, pavarësisht se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 sollën një rritje të ndjeshme të pjesëmarrjes së grave si kandidate për deputete, përfaqësimi i tyre në Parlamentin aktual nuk arriti barazinë politike midis burrave dhe grave. Aktualisht vetëm 27.8% (39 nga 140 deputetë) e Kuvendit përbëhet nga gra e vajza, kjo pasi përgatitja dhe vendimarrja për listat për deputetë vazhdon të jetë e kontrolluar vetëm nga burrat.

 

Ne sot kërkojmë nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore që përfundimisht të garantojë në ligj barazinë dhe përfaqësimin e vërtetë të grave dhe vajzave në politikë dhe vendimmarrje në Kodin e ri Zgjedhor që do të përgatitet nga ju.

 

Ne besojmë se vetëm vendosja e kuotës së barabartë gjinore 50% për listat e deputetëve, e kombinuar kjo me vendosjen e emrave në lista sipas parimit një grua-një burrë, si dhe sanksionimi i të drejtës së refuzimit të listës nga KQZ-ja në rast të mospërmbushjes së këtij detyrimi, do të mundësonte arritjen e barazisë burrë-grua në të gjitha nivelet e përfaqësimit dhe vendimmarrjes në Shqipëri.

 

Vendosja e kuotës 50-50 është jo thjesht një çështje e garantimit të mundesive të barabarta për burrat dhe gratë në Shqipëri, por ajo i jep dinjitet dhe legjitimitet të gjitha organeve ligjvënëse dhe politikë-bërëse për të qeverisur edhe në emër të grave dhe vajzave në të gjithë Shqipërinë. Politika, ekonomia dhe shoqëria vetëm përfiton në të gjitha nivelet nga barazia midis grave dhe burrave.

 

Përsa më sipër, tre rrjetet më të mëdha në vend, përmes kësaj Kërkese Publike, i kërkojnë Komisionit të Posacëm për Reformën Zgjedhore dhe ju si antarë të saj, sa më poshtë:

 

  1. Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, të ndërmarrë menjëherë nismën ligjore për ndryshimin e Kodit Zgjedhor për të sanksionuar një herë e përgjithmonë në tekstin e Kodit, kuotën gjinore 50% me 50% për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

 

  1. Të zhvillojë në periudhën më të afërt të mundshme një seancë të gjerë konsultuese dhe dëgjimore me organizatat e shoqërisë civile që punojnë për të drejtat e njeriut, si dhe çdo grup tjetër të interesuar.

 

  1. Të organizojë sa më shpejt takime konsultuese me Aleancën e Grave Deputete, Aleancat e Grave Këshilltare në Këshilla Bashkiake dhe Forumet e Grave të çdo partie politike.

 

 

Sot është koha që deklaratat dhe premtimet të kthehen në realitet. Partitë politike në Shqipëri nuk mund të fshihen më mbas fjalëve për të drejtat apo barazinë e grave. Ato duhet që të votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat i japin mundësi çdo gruaje dhe vajze që të kërkojë përfaqësim në vendim-marrje në bazë të kuotës 50% në të gjitha nivelet dhe të ndëshkojnë çdo parti politike që nuk i respekton përfaqësimin e barabartë të grave dhe vajzave në politikë.

 

Ne jemi të vendosur që të përdorim të gjitha mjetet demokratike të pjesëmarrjes, por edhe të organizimit, të protestës dhe të presionit publik, që të arrijmë në pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e barabartë të grave dhe vajzave në të gjitha nivelet e vendim-marrjes politike në Shqipëri.