Karantinimi/ Kurse kohë dhe para, bli online në Albsig siguracionet që...

Karantinimi/ Kurse kohë dhe para, bli online në Albsig siguracionet që të duhen

889
0

Tregu i shitjeve online në Shqipëri po vijon zgjerimin edhe në fushën e sigurimeve. Tendenca në rritje e shitjeve pohohet si nga aktorët e tregut, ashtu edhe nga operatorët postarë që merren me dërgimin e kontratave te sigurimeve nga shoqëritë. Grupmosha e konsumatorëve tashmë janë përcaktuar target grupet e 18-35 vjeç, të cilët shikohen si target-grup që i rikthehen përvojës së tyre me blerjet online. “Ju porosisni online kontratat e sigurimeve që ju duhen, Albsig ua sjell në shtëpi”. Kjo është shprehja dhe motoja që po lançon punën e këtyre ditëve në Shoqërine e Sigurimeve Albsig.  Edhe pse puna në të shumtën e rasteve bëhet fizikisht si pas orareve të vendosura nga Qeveria, punohet fort dhe virtualisht 24/7 çdo ditë me asistencën e të gjithë ekspertëve të shoqërisë. Punonjësit respektojnë të gjitha rregullat e parashtruara nga Ministria e Shëndetësisë. Të gjithë i shikon të pajisur me masa mbrojtëse si doreza dhe maska dhe respektojnë distancën kundrejt njëri- tjetrit si dhe kundrejt klientëve. Zyra e shitjeve, e cila është në katë të parë i ka plotësuar të gjitha rregullat higjieno-sanitare të kërkuara. Jo vetëm ka por ka plotësuar kushtet e duhura dhe për klientët të cilët vijnë fizikisht në oraret e përcaktuara. Dizifektuesit për duar dhe këmbët janë ato që të tërheqin vëmendjen sa po ngjit shkallët e zyrave të Albsig dhe dy karrige të cilat kanë të ruajtur distancën dhe presin derisa punonjësi i Albsig të pres siguracionin e kërkuar. Por klientët fizik janë shumë të paktë, sepse mospordorimi i automjeteve dhe penalizimi i punës këto kohë ka bërë që shumica të përdor blerjet online.“ Përmes web-faqes se Albsig kam mundur të porosis dhe të blej siguracionin e makinës time, sepse ka ditë që më ka mbaruar, por po më afrohet dhe dita e kolaudimit dhe më duhej ta kisha. Porosinë e bëra nga faqja e web-it, madje me kartën që disponoj bëra të mundur dhe pagesën online. Ndërsa siguracioni fizik më ka ardhë sapo banka më ka marrë pagesën. Ne shqiptarët nuk është se praktikojmë blerjet online se mendojmë se duke qenë fizikisht brenda zyrave mund të kemi përfitime, por jo. Përfitime mund të kesh edhe online, pasi unë vete mora 10% ulje nga çmimi zyrtar që kishte siguracioni i makinës time”-, tregon Erind Shehu, një ndër klientët e Albsig, i cili ka blerë siguracionin e automjetit të tij përmes ëeb-faqes së Albsig online.

Klientët kursejne kohë dhe para duke berë blerje onlin-e në Albsig!

Web -Faqja kryesore është porta për të hyrë ne “pazarin virtual” te Albsig . Një faqe efikase dhe dinamike është një nga mënyrat më të mira për të menaxhuar “tregun online” te shoqerisë dhe kete gje duket se Albsig-u e ka plotesuar mjaft mire. Prezenca virtuale e Albsig-ut eshte konceptuar duke patur parasysh informacionin dhe shërbimet më të kërkuara nga publiku.”Keni nevojë për asistencë dëmi, për kontrata sigurimesh, gjithçka ju duhet ne jemi vetëm një telefonatë larg jush!” Kjo është thirrja e bërë shumë shpesh në ditët e sotme nga Shoqëria e Sigurimeve Albsig, dhe këtë thirrje e gjejmë të konkretizuar përmes transparencës që gjejmë në web-faqen online. “Home page” është ajo që të drejton drejt blerjeve online. Dhe për ata që duan të blejnë siguracionin e automjeteve kanë jo vetëm lehtësime, por edhe përfitime në çmim.

 

Mënyra e shitjeve online në Albsig dhe jo vetëm!

Shërbimet, që kërkohen më tepër nga kompanitë e sigurimeve qe bejne shitje online në Shqipëri, të përqendruara më së shumti në Tiranë, por nuk perjashtohen edhe qytetet e tjera te medha jane: tërheqja me korrier, dorëzimi i kontrates se sigurimit (siguracionit) në adresë e sakte dhe pagesa në dy menyra ose ne momentin e dorëzimit te siguracionit fizik ose me karte online. Qytetet kryesore ku zhvillohet tregtia elektronike janë kryesisht Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkoder, Vlore, Korce, Sarande. Të gjitha shoqëritë e sigurimeve tashmë operojnë me korrierë të personalizuar për këto shërbime ose në disa raste operojnë dhe me postë e shpejtë vetëm për shitjet online. Madje një pjesë e mirë e këtyre shoqërive i kanë të ndara jo vetëm zonat e kryeqytetit, por edhe në qytetet e mëdha.

 

 

Takimi i parë virtual i klientit me shoqërinë  Albsig në këtë periudhë bëhet përmes web-faqes zyrtare ku reklamojnë shërbimet dhe produktet. Ata që e kanë me”ngut” të pajisin makinën me siguracionin e duhur mjafton të vendosin të dhënat në tabelen e “dezanjuar” nga Albsig dhe të bëjnë blerjet përmes kartave dhe siguracioni fizik i shkon menjëherë në shtëpi. “Me Albsig kam një përvojë shumë të mirë sepse këtu kam siguruar edhe shtëpinë. Jam i pajisur me një gamë produktesh të Albsig, siç është sigurimi shëndetit ,apartamentit dhe tani edhe të makines. Eshtë shumë   e rëndësishme të theksoj se edhe sigurimin e shtëpisë e kam përfituar nga Albsig përmes një oferte që ka nxjerr në muajin tetor”, tregon Arian Muca ,një ndër klientët e shoqërisë së sigurimeve Albsig, të cilin e kontaktuam përmes rrjeteve sociale. Ai shton se edhe sigurimin e apartamentit ka aplikuar online dhe ka mundur ta përfitoj ofertën e shoqërisë.  Njëkohësisht ai thekson se komunikimi i parë online me shoqerinë ka qenë shumë i shpejtë dhe kundrejt standarteve të duhura.  Madje ai shton se brenda ditës së aplikimit në Istagram për sigurimin e shtëpisë është kontaktuar nga Albsig dhe është proceduar sigurimi i banesës së tij.“ Përgjithësisht ne s’jemi mësuar ende me sigurimet online, por si mungesë e kohës fizike unë e përdor shpesh onlinin dhe më vjen mirë se kam gjet një komoditet dhe efikasitet në shërbimet dhe produktet e ofruara nga Albsig”, përfundon Muca.  Me situatën e Coronavirus shikohet një trend përdorimi i blerjeve online edhe të kontratave të ndryshme të sigurimeve nga të gjitha kompanitë. Nga një vëzhgim të bërë në të gjitha ëeb-faqet e shoqërive të sigurimeve duket që situata e COVID19 i ka bërë që të bejnë investime në teknologjinë e zhvillimit dhe lehtësimit të procedurave të blerjeve online. Web-faqja e Albsig është e pajisur me të gjitha njoftimet e klientëve dhe jo vetëm. Njëkohësisht përveç njoftimeve për oraret në web-është e pasqyruar mjaft qartë dhe udhëzimet për shmangien e përhapjes së koronavirusit. Duket se përhapja e pandemisë së koronavirusit do të ndikoj në zhvillimin më të madh të tregut online të shitjeve për shoqëritë e sigurimeve.

Eglantina Alliaj