Kandidatja e PDIU në qarkun e Elbasanit, Fatbardha Alimeta: Unë kam veç...

Kandidatja e PDIU në qarkun e Elbasanit, Fatbardha Alimeta: Unë kam veç një atdhe

2750
0

“Pse vendosa të kandidoj me PDIU. Ne gratë jemi gjysma e popullsisë dhe na takon të jemi në qeverisje ,na takon të menaxhojmë edhe vendin, ashtu si në familje ku ne jemi aq të afta”.

 

Propozimi për tu bërë pjesë e PDIU-së dhe më pas për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, për Fatbardha Alimetën ka ardhur natyrshëm nga vleresimi i anëtarëve të kryesisë për kontributin që ka dhënë si shoqëri civile. Ajo nuk është çame, por ndjehet e tillë, dhe për këtë thotë se duhet të jap kontributin e saj në një kauzë për të cilën është heshtur gjatë por jo tanimë. Një grua e fortë, plot potencial në shoqëinë shqiptare. Me një kontribut prej vitesh në shoqërinë civile, Fatbardha Alimeta tashmë politikën do e shikoj si sfidë. Ajo është një grua që hapat e vegjël i ka bërë të mëdhenj, me shumë vullnet dhe punë ka realizuar qëllimet e saj. Në një intervistë për portalin “Vizion.com.al”, zonja Alimeta shpalos programin e saj.

 

 

Zonja Fatbardha Alimeta, ju jeni kandidate për PDIU në qarkun e Elbasanit. Pse vendoset të përfaqësoni këtë forcë politike?

Së pari ju falenderoj që më përzgjodhët mua për të dhënë këtë intervistë për portalin më të ri tuajin dhe si gjithmonë ju jeni në misionin tuaj për ti dhënë zë gruas në media e për këtë dua t’ju falenderoj ju dhe stafin tuaj .Unë jam Fatbardha Alimeta nga qyteti i bukur i Librazhdit dhe pyetja pse unë kandidoj për partinë Drejtësi Integrim e Unitet, është shumë e thjeshtë që unë ti përgjigjem megjithëse dhe të tjer ma kanë bërë këtë pyetje duke më pyetur ,a jam unë Came? Në të vërtetë unë nuk jam Came po ndjehem Came,dhe ndjej se duhet të jap kontributin tim në një kauzë të cilën është heshtur gjatë por jo tanimë. Jam e lumtur që unë i shërbej kësaj force politike e cila ka në përbërje të saj njerëz me energji të pashtershme të cilat i ka vënë në shërbim të cështjes Came dhe të kombit shqiptarë,sepse cështja Came nuk i përket vetëm PDIU por gjithë atyre shqiptareve të ndershëm që kanë vetem një atdhe .

 

Në programin tuaj elektoral, çfare mbështetje do t’i jepni këtij komuniteti për ekonominë, por edhe për probleme të ndryshme sociale?

Forca që unë drejtoj ka treguar vullnet të mirë në hartimin dhe ka qënë një parti e ekuilibrave .PDIU është një forcë mbarë kombëtare dhe në thelb të saj eshte familja atdheu kombi. E kush nuk do ti bashkohej kesaj force ,vetem nese nuk ke atdhedashuri. PDIU në stausin e saj respekton barazinë gjinore dhe kjo ishte dhe mundësia që mua mu ofrua si grua për të dhënë kontributin tim në këtë forcë politike, e cila ka qenë e qartë në qëndrimet e saj. Jam krenare që përfaqësoj këtë forcë të vlerave dhe bashkimit të mbarëshqiptare pa dallim feje e gjinie.  Kontributi imë do të jetë vazhdimi i atij programi që kjo forcë ka ,së pari zgjidhjen e cështjes çame e më tej do të punojmë për mirëqënien e vendit ,mbështetjen e të rinjve për hapjen e vendeve të punës , problemet sociale etj.. kriza që ky vend vuan në këtë tranzicion të gjatë. PDIU përfaqësohet denjësisht me kandidatë të kompletuar me vlera njerëzore e profesionale.

 

 

Nga ju erdhi ftesa që të kandidoni për këtë forcë politike?

Propozimin që të isha pjesë e kësaj force erdhi natyrshëm nga vleresimi i anëtarëve të kryesisë për kontributin që kam dhënë si shoqëri civile dhe kështu erdhi momenti të përfaqësoj PDIU si Kryetare e Forumit të Gruas e më pas të kandiohem për Deputete ,renditja ime në përfaqësusit e tjerë dhe e vetmja nga qyteti im më bën krenare dhe do të mundohem të justifikoj me punë këtë përzgjedhje. Një rol të madh ka familja ime e cila ka mirëkuptuar dhe lejuar që unë ti kushtohem gjatë gjithë kohës jetës aktive herë si shoqëri civile e herë në politikë.Pasi dihet nëse nuk mundesh të kesh mbështetjen e familjes ke një handikap të madh për të ecur,je me një krahë e me një krahe nuk mundesh të fluturosh. Jam e lumtur që në planet e mia si grua e cila ka kërkuar vazhdimisht të ecë të ngrihet dhe të jetë gjithpërfshirëse ,falë dashurisë në familje ndoshta jo menjëherë jemi kuptuar në hapat e parë ,por në fund e kemi arritur të bashkëpunojmë dhe të jemi të gjithë bashkë në këtë rrugë që nuk do të ishte e sukseshme pa përkrahjen dhe mirëkuptimin e të gjithë familjes. Unë dua të përcjell një mesazh shumë zonjave që janë të tërhequra nga jeta shoqërore por dhe politike duke e ditur se ne nuk jemi më të mirat që kandidojm por jemi më të guximsshmet që i përkushtohemi jetës politike dhe shoqërore në vend,pasi atdheu ka nevojë për ne,Ne jemi gjysma e popullsisë dhe na takon të jemi në qeverisje ,na takon të menaxhojmë dhe vendin ashtu si në familje ku ne jemi aq të afta ,pse të mos menaxhojmë dhe vendin.

 

Asnjëherë nuk mundesh të realizohesh nëse nuk i mbron të drejtat e tua ,kur ti hesht ,kur ti nuk reagon asnjëherë s’do arrish të kesh sukses .Unë jam një grua që hapat e vegjël i bëra të mëdhenj për shkak se unë kam kërkuar me vullnet e punë të arrij qëllimet e mia ,dhe duke që ne e realizuar unë si individ kam mundur të edukoj dy fëmijë të mrekullueshëm dhe të arsimuar,që sot janë bashkëpuntorët e mi janë ata që më sugjerojn dhe mbështesin për të vazhduar më tej.

 

Kush është Fatbardha Alimeta , dhe çfarë do të ofrojë ajo nëse nesër do të jetë në parlament?

Në jetën time unë jam një njeri i thjeshtë që ditën e nis me përshëndetje e takime me qytetarë e njerz të ndryshëm dukekomunikuar e ata me dashuri e respekt ,duke i dëgjuar hallet e tyre ,duke pirë së bashku ndonjë kafe e më pas vazhdon puna me personat me aftësi ndryshe. Një punë ku ti ndjen se ke bërë shumë pak dhe se ke ende shumë për të bërë,ke shumë për të ecur dhe se s’duhet të tërhiqesh nga qëllimet e tuaja pozitive, kupton se jeta është një mison dhe si e tillë duhet jetuar .. Jam e lumtur që garoj për deputete sepse kjo më jep mundësinë të jem më pranë halleve dhe shqetësime të komunitetit dhe shoh shpresën në sytë e tyre për të ndryshuar dicka nga jeta e tyre ,do doja të isha magjistare për ta në castin kur i dëgjoj problemet dhe përulem me respektë përpara dhimbjes së tyre ,zhgënjimit që kan pësuar në gjithë këto vite ,takoj njerëz që kurrë se kishin ndjerë dorën e shtetit e kjo të lëndon të vret, të ndërgjegjëson që ti të mos jesh indiferent por të përpiqemi të gjithë bashkë për të mos lejuar më që ligjet të zbatohen vetëm për të varfërit dhe të ndëshkohen ata që  nuk kan mundësi.

PDIU është një forcë e cila në qendër të saj ka njeriun e thjeshtë dhe mirëqënien e vendit ,ka familjen ,kombin sepse partia jonë ka vec një Atdhe dhe ne e duam të bukur e të begatë vendin tonë.

Intervistoi: Eglantina Alliaj