“JETE TJETER”… DHE SHQIPTARET E AMERIKES FAMILJEN SULAJ E KTHEJNE NE JETE...

“JETE TJETER”… DHE SHQIPTARET E AMERIKES FAMILJEN SULAJ E KTHEJNE NE JETE TJETER

558
0

Plot 5 javë më parë , nisi udhen e vetë emisioni “Jete Tjeter” në Tv Kopliku . Prej kohesh ishte hedhur ideja e një emisioni të kësaj natyre , ku të “germoheshin” fakte , realitete të dhimbjes njerzore , veçanarisht tek ato familje , ku varferia do kishte fituar pushtet . Por duhet theksuar realiteti i “frikes” se një emision I tillë , nuk do ishte jetegjatë , kjo për vetë faktin se dukej e pabesueshme që ënde kemi njerzë në vendin tonë që janë në kushtet ekstreme të varfërisë . Natyrisht ne nuk e dëshironim këtë jetegjatësi , ndaj kishim dhe kemi variantin aleternativ . “Jete Tjeter” të mos ishte dhe jetë vetem për njerzit në vështirsi ekonomike , por edhe për ato raste ku pushteti tregon indiferentin , në permisimin e kushteve në infrastrukturen e rrugve , të ujit të pishem , të qendrave shendëtësore , të shkollave , të … pra të sherbimeve sociale . Por ja që kaluan 5 javë dhe lista e atyre familjeve që realisht ndodhen në ekstremin e vështirsive ekonomike vazhdon të rritet në departamentin e emisionit “ Jete Tjeter ”, ndaj ne do vazhdojme . Dhe do vazhdojme sepse treguam që një emision i tillë është i dobishem për shoqërine ..

MALESORI PETRIT MELAKUQI S’BASHKU ME SHQIPTARET E AMERIKES E NXJERRIN NGA PLEHERAT E QYTETIT TE KOPLIKUT FAMILJEN SULA

Per hirë të së vërtetes , atë ditë pra , para 5 javesh , kur shkuam me kameren tonë në piken e grumbullimit të pleherave të qytetit të Koplikut , për të realizuar emisionin e parë “Jete Tjeter”, me personazhe pjestaret e familjes Sula , të ardhur nga Golemi i Shkodres për të jetuar në plehra dhe me pleherat , ne nuk e menduam se do arrihej deri këtu . Vërtetë as pena e fuqishme e Migjenit nuk do ishte e “zoja” të pershkruante realitetin antinjerzore , të një Jete me pleherat . Falë punes së të gjithe stafit u arritë të përcillet realiteti tek zemrat njerzore , dhe ja ishin të parët Shqiptaret e Amerikes dhe veçanarisht djali nga Lohja Petrit Melakuqi i cili shprehu deshiren dhe vullnetin per të kontribuar që këte familje ta nxjerrin nga pleherat . Dhe ia arriten qellimit Shqiptaret atje grumbulluan  plotë 19-Mijë dollar , dhe pas këtyre Petriti erdhi në Koplik për të mundësuar gjetjen e një shtëpie , pas shume peripicive dhe indifferences totale të pushtetit vendorë në Koplik dhe Shkoder , Petriti nxorri nga xhepi i tijë edhe 4 mije dollar dhe , më në fund kjo familje u nxorr nga pleherat , tashme kjo shtepi eshtë e familjes Sula . E pra , kjo është Jeta tjeter , nga ajo e pleherave për familjen Sula, ndaj mirenjohja u shkon të gjithë Shqiptarve në Amerike , në Itali , në Londer , në Gjermani që u bashkuan me ne …

POR “JETE TJETER“ VAZHDON…

Krahas Petrit Melakuqit dhe miqve të tijë në Amerike si Elizabeta Malotaj , Wiki Sinishtaj e të tjerë , të cilet bënë “mrrekullin” dhe i blenë shtepinë familjes Sula , me emisionin “ Jete Tjeter “ janë bashkuar edhe mjaftë Shqiptare të tjerë . Kështu Gjek Bzhetaj nga Italia përcjell paketa ndihme për personazhet emisionit tone për keto javë . Por edhe Kristian Muja , edhe Rigert Paja nga Italia , edhe Biq Peraj edhe … e lista e atyre qe po na mbeshtesin vazhdon të rritet , kujtojme këtu edhe dy vllezerit Guri nga Ana e Malit të cilet dhuruan një karrocë për të riun Xhevahir Leknikaj … Ndaj këto shembuj dhe të tjerë si këto stafin e emisionit Jete Tjeter e bëjn kurajoz për të vazhduar , për të trokitur ne ato dyer ku varferia ka ushtruar pushtetin e vete…Ndaj po punojme që për festat e vitit te ri të trokasim me nga nje dhurate …