Java e modës në Londër, befason prania e Mbretëreshës Elizabeth II

Java e modës në Londër, befason prania e Mbretëreshës Elizabeth II

428
0

Shfaqja e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II, në rreshtin e parë të një pasarele në javën e modës në Londër ishte krejtësisht e papritur. Në krah të kryeredaktores së “Vogue”, Ana Wintour, monarkja 91-vjeçare ndoqi sfilatën e stilistit të ri Richard Quinn. Ky i fundit mbylli javën e modës në kryeqytetin anglez, me një koleksion shumëngjyrësh. Në përfundim të shfaqjes, monarkja i prezantoi dizenjatorit Quinn çmimin “Mbretërsha Elizabeth II”, që – siç njoftoi “Buckingham Palace” përmes një deklarate, – është krijuar për të njohur rolin e industrisë britanike të modës në shoqëri dhe diplomaci. Ai do t’i jepet çdo vit një stilisti të ri britanik, që shfaq talent të jashtëzakonshem dhe origjinalitet. Londinezi Quinn themeloi kompaninë e tij në vitin 2016. Në faqen zyrtare të internetit të javës së modës në Londër thuhet se, koleksionet e tij janë të guximshme dhe pararojë. Të hënën, monarkja ftoi dizenjatorët dhe modelet në një pritje të zhvilliar në “Buckingham Palace”.