Jaguar sjell modelin e ri E-Pace (Foto)

Jaguar sjell modelin e ri E-Pace (Foto)

509
0

Jaguar ka zbuluar modelin më të ri E-Pace, që pritet të “zaptojë” sallonet e makinave, në fillim të vitit të ardhshëm. Ky është modeli i dytë SUV, i Jaguar, pas modelit F-Pace, i cili u cilësua si i suksesshëm. Prezantimi i E-Pace u bë gjatë një ceremonie të mbajtur në London ExCel Center, ku makina tregoi aftësitë e saj ,duke kryer një rrotullim brenda sallës së shfaqjeve. Çmimi fillestar për Jaguar E-Pace, pritet të jetë rreth 35 mijë euro.