Ja taksa e re e pronës, që do të paguhet prej 1...

Ja taksa e re e pronës, që do të paguhet prej 1 Prillit

490
0

Taksa e re e pronës nis zbatimin nga 1 prilli për të gjitha qytetet e vendit. Kush banon në apartamentet ekzistuese të ngritura para ’93, do të paguajë 30 për qind taksë më pak se pallatet e tjera. Qeveria përfundoi projektvendimin për llogaritjen e taksës mbi çmimet e shtëpive sipas vlerës së tregut.

 

PALLATET PARA ‘93

 

Për apartamentet e ndërtuara para 93, mbi të cilat nuk është kryer asnjë transaksion, vlera e taksës do të llogaritet mbi 70 për qind të çmimit të shtëpisë. Për apartamentet e ndërtuara pas vitit 1993, taksa do të llogaritet për të gjithë sipërfaqen që shfrytëzohet për banim. Diferencimi do të jetë vetëm për apartamentet e privatizuara para ’93, në rast se nuk është shitur apo blerë, pra, nuk është kryer asnjë transaksion. Gazeta boton të plota tabelat me vlerën e taksës, që do të paguhet për të gjitha qytetet e vendit, për të dyja kategoritë.

 

SA DO TË PAGUAJNË RRETHET

 

Baza e llogaritjes së taksës së re do të jetë vlera e shtëpisë. Vlera e shtëpisë do të llogaritet me çmimet fiskale referencë për metër katror, që përdorin Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

 

Çdo qytetar mund të bëjë llogaritjet me të dhënat e tabelës, duke llogaritur vlerës e shtëpisë mbi çmimet fiskale dhe taksën 0,05 për qind. Referuar tabelës, çmimi mesatar fiskal për Tiranën është 89,137 lekë/m2. Vlera e një shtëpie me sipërfaqe 100 m2 është 8,913,700 lekë. Taksa për apartamentet e privatizuara, e llogaritur për 70 për qind të vlerës, do të jetë 3119 lekë. Për një familje që jeton në qytetin e Durrësit, në një shtëpi me sipërfaqe 100 m2, vlera e shtëpisë llogaritet 6,750,000 lekë.